E hënë, 26 Tetor, 2020

STOP PANIKUT/ Flet inxhinieri: Shqipëria nuk mund të gjenerojë tërmete më shumë se 6.5 rihter

Duhet të lexoni

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ndërtimet në Shqipëri dhe tërmeti janë në fokus të qytetarëve në këto ditë.  

Pedagogia e inxhinierisë së ndërtimit Diana Bardhi deklaroi gjatë emisionit Real Story se kushtet teknike të projektimit që janë sot në fuqi janë për tërmete të shkallës 8.5. ndërsa për inxhinierin e ndërtimit Ervin Paci, Shqipëria mund të gjenerojë tërmete deri në 6.5 Rihter sepse për një tërmet më të  fuqishëm duhet  një përplasje pllakash mijëra kilometra.

Gjatë diskutimit Avenir Kika nga shoqata e ndërtuesve deklaroi se pallatet e pas viteve ‘91 i rezistuan nga pikëpamja statike shumë mirë tërmetit dhe njerëzit sot në këto pallate duhet të flenë të qetë.  Gjithashtu nga ana tjetër theksoi se ky tërmet ishte vdekja e ligjit të legalizimeve.

Agron Hysenlliun, drejtor i institutit të ndërtimit ishte i mendimit se ndërhyrjet, si në ambientet në katet e para ose shtesat kanë ndikuar në mënyrë të dukshme në objektet e vjetra duke prishur strukturat e objekteve. Fokusi ishte familja Lala, më e prekura e tragjedisë që humbi 8 anëtarë nën rrënoja.  Mbi konstruktin e banesës Hysenlliu u shpreh se ka pasur probleme të llogaritjeve statike të konstruksionit.

Diana Bardhi: Pas tërmetit të ‘79 ne nuk kishim ende një IGJEUM, nuk kishim një institut sizmit që maste sizmicitetin. madje valët e sizimicitetit i ka matur Mali i Zi në kohën e ’79. Pas kësaj kushtet teknike të projektimit që janë ende sot në fuqi janë për 8.5 të shkallës Rihter.

Ervin Paci: 8.5 të shkallës rihter nuk ka mundësi praktike fizike të bjerë në Shqipëri, as ato nuk janë. Shqipëria mund të gjenerojë tërmete, me gjithë studimet që kam bërë deri në 6.5 Rihter që është një magnitudë lokale. Ky ishte 6.4. Gjenerimi është në bazë të tektonikës së një vendi që mund të bëhet. 8.5 Rihter mund të bëhet në Kili. Do një përplasje pllakash mijëra kilometra.

Avenir Kika: Pallatet e pas viteve ‘91 i rezistuan nga pikëpamja statike shumë mirë tërmetit, sot njerëzit në këto pallate duhet të flenë të qetë. Për sa i përket muraturave as sot nuk kemi një standard që duhet me urgjencë të bëhet se si duhet të bëhen muraturat e pallateve me kollona betoni.

Ervin Paci: Kur bëhet llogaritja ne e çojmë se përndryshe do duhet të bënim të tërë bunker që të mos ketë asnjë çarje, tërmeti llogaritës duhet t’i ofrojë strukturës mundësi që të shkëputet pjesa… ta themi tek strukturat që janë me skelet beton arme, ndryshe ta themi tek muratura e tullës mbajtëse…duhet të ofrohet që të shkëputet se përndryshe ka forca shumë të mëdha, futen elementë të tjerë. Kështu që gjithë këto plasaritjet janë normale dhe ne e llogarisim, pjesa e projektimit është për dëmtueshmëri të madhe. Problemi është që të mos dëmtohet struktura kryesore po themi kolona, muret mbajtëse, betoni që të shkojë në kolaps të godinës dhe pjesa që do dëmtohet tek muret të jetë me riparime të vogla, të themi e ribanueshme. Të gjithë kodet e botës, bazohen në këtë filozofi.

Agron Hysenlliu: Ndërhyrjet, si në ambientet në katet e para ose shtesat kanë ndikuar në mënyrë të dukshme në objektet e vjetra dhe kanë prishur strukturat e objekteve. Janë të rrezikshme. Të gjithë skeletet kanë rezistuar. Projektimi ka qenë në mënyrë më të madhe elastike që të mos çahen strukturat dhe objektet të mos shkojnë në kolaps. Gjithë dëmin e kanë ngrënë muraturat. Këto muratura janë bërë jashtë çdo lloj standardi. Nuk janë bërë lidhjet e mureve çdo 60 cm, me dy shufra hekuri.

Vila e Lalajve ka pasur probleme të llogaritjeve statike të konstruksionit. Kemi 8 vila që do të prishen që kanë të njëjtin problem. Janë punuar kolonat me 4 fije hekur 12.

Avenir Kika: Tërmeti ishte vdekja e ligjit të legalizimeve. Ky ligj sot duhet të ketë marrë fund. Edhe një vilë 1-2 katëshe duhet të ketë konstruktorin, duhet të ketë shpimin gjeologjik, duhet të ketë sizmologun. Instituti duhet të ndryshojë kodet urgjentisht. Të fusë eurokodet, të fusë normativat e mureve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Grupi kriminal u...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj shkelësve, ku shumica janë nën...

Petro Koçi sulmon Metën: Kopje e keqe e Saliut, nuk i duhet Kushtetutës dhe Republikës!

Nga qyteti i Fierit aty ku dhe kryeson Partinë Socialiste për këtë qark, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci ka sulmuar Presidentin Iliri Meta, duke...

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend në shumë shtete të botës,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm