E enjte, 9 Korrik, 2020

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti

Duhet të lexoni

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka shkaktuar jo pak panik dhe te Shtëpia e të Moshuarve në Kavajë. Drejtori i këtij institucioni, Nertan Bajaziti në një rrëfim për  News24 tregon si u përjetua tërmeti i fortë nga të moshuarit.

Ai tha se sapo ra tërmeti ka nxjerrë jashtë fëmijët dhe bashkëshorten e tij dhe ka shkuar menjëherë të shohë të moshuarit, të cilët sipas tij, kishin dalë jashtë të tmerruar nga lëkundja.

Nertan Bajaziti:
Si e përjetuat tërmetin, ku ishit?
Së pari shpreh ngushëllimin tim për të gjithë ata që humbën njerëzit e tyre të dashur. Unë ndodhesha në shtëpi, kur ra tërmeti. Ato momente zbrita poshtë me fëmijët dhe bashkëshorten. Erdha të shikoja gjendjen te shtëpia e të moshuarve, se e kemi afër shtëpisë sonë. Këtu nuk kishte dëme, por njerëzit ishin të trembur.

Sa të moshuar janë aty?

Janë 52 të moshuar.

Si i menaxhoni?
Ditën e parë të tërmetit fola me të moshuarit, nuk kishte panik të madh. Pastaj, duke parë që tërmetet vazhduan, u mundova të qëndroja me ta. Nga 52 të moshuar, një pjesë e tyre janë me sëmundje, pashë gjendjen e tyre, por nuk kishte probleme. Kemi 7 të moshuar me probleme shëndetësore, një pjesë tjetër janë më sëmundje, sklerozë, etj. Janë 5 persona që vuajnë nga shëndeti mendor, të tjerët me probleme fizike. Në momentin që ka rënë tërmeti kam ardhur rreth 10-15 minuta më vonë këtu. Ndërtesa këtu është dykatëshe. Për mua ishte qetësi, kur pashë që ndërtesa nuk kishte asnjë problem.

Pati nga ata që refuzuan të dilnin jashtë?
Ambienti këtu ka dhe oborrin jashtë, kemi dhe dy holle në kat të parë e të dytë dhe këtu ishin mbledhur shumica. Shumica e tyre kishin dalë jashtë kur erdha unë.

Kanë familjarë që interesohen për ta?
Shumica e personave kanë. Na kanë telefonuar edhe nga jashtë familjarët e tyre. Por nuk pati nga ata që kërkuan t’i merrnin nga kjo shtëpi. Kemi 4 persona që janë totalisht të braktisur, nuk kanë familjarë. Tani thuajse të gjithë janë të qetë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin...

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e planit të rindërtimit për kombinatin...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur...

Më shumë artikuj të ngjajshëm