Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas kithimit nga samiti i NATO-s , kunme sa duketb nuk ka pasur mbështetje për ndihma pas tërmetiti të 26 nëntorit.
Rama e ka lënë në mes samitin që po mbahet në Londër, pasi nesër pritet të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë dhe më pas në seancën plenare.
“Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të intresuar të dinin më shumë.
Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Hollandës dhe sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshire dhe e interesuar, kryeministri Conte, i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemi folur, qëllimi është të organizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive por do punojmë intensivisht”, tha Rama për mediat shqiptare në Londër.
Rama ëshët pyetur edhe për integrimin e vendit në BE dhe ka thënë se do ë bëj të njëjtat reforma si të ishin çelur negociatat.
“Fokusi ka qenë në këtë temë, ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë për ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do shkojë diskutimi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për ndryshim të metodologjisë, por kam qenë i fokusuar tek kjo cështje, por vendi do vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra edhe sikur të ishin hapur negociatat.
Përtej dallimeve e kundërshtive në procesin e negociatave Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ju kemi vënë në dispozicion dokumente, infiornacioni në Bruksel ka arritur, se kemi parë shumë ndihmë”,vayhdoi Rama.
Kezeminisri sërish ka bërë thirrje për dialog me Lulzim Bashën duke thën se s ë bashku duhet të ndërtojnë çatinë e shqiptarëve.