E martë, 27 Tetor, 2020

Japin dorëheqjen dy anëtarët e Komitetit të çmimit Nobel

Duhet të lexoni

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dy anëtarë të jashtëm të komitetit për Çmimin Nobel për Letërsi janë larguar të hënën nga ky komitet pasi kritikuan Akademinë Suedeze të goditur nga skandali

Akademia 233-vjeçare u detyrua të prezantojë disa masa të reja pas një skandal seksual ku përfshihej burri i një ish-anëtareje. Gjendja u përshkallëzua gjë që bëri që të shtynte ndarjen e çmimit për vitin 2018. Anëtarë të jashtëm u angazhuan për të ndihmuar komitetin Nobel në zgjedhjen e kandidatëve për çmime  gjatë votimit. Autori Kristoffer Leandoer tha që po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti t’i përfundojë reformat e paralajmëruara. “Akademia dhe unë kemi një këndvështrim tjetër me kohën, një vit është shumë i gjatë në jetën time dhe shumë i shkurtër në jetën e Akademisë,” shkroi ai në një artikull në Svenska Dagbladet.

Leandoer tha se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me dhënien e çmimit 2019 për shkrimtarin e diskutueshëm austriak Peter Handke, për të cilin Akademia ka marrë kritika si brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, anëtarja tjetër e dorëhequr, Gun-Britt Sundstrom, tha në një deklaratë të botuar në Dagens Nyheter se zgjedhja e Peter Handkes ishte bërë me interpretimin që “letërsia qëndron mbi politikën”, por ajo nuk e ndante këtë pikëpamje me Akademinë, raporton Reuters. Handke është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan dhe për pjesëmarrjen në varrimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq. Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e Komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në Letërsi,” tha Mats Malm, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze.
M.K

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Grupi kriminal u...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj shkelësve, ku shumica janë nën...

Petro Koçi sulmon Metën: Kopje e keqe e Saliut, nuk i duhet Kushtetutës dhe Republikës!

Nga qyteti i Fierit aty ku dhe kryeson Partinë Socialiste për këtë qark, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci ka sulmuar Presidentin Iliri Meta, duke...

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend në shumë shtete të botës,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm