E shtunë, 31 Tetor, 2020

Po fshihet e vërteta, Mark Marku: Tërmeti nxori në pah krimin urbanistik të 30 viteve.

Duhet të lexoni

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ku foli për situatën kritikoi ashpër qeverinë, ndërsa tha se në terren nuk janë marrë siç duhet masat për të përballuar  katastrofën natyrore, e cila për fat të keq la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Sipas Markut, pasojat e tërmeti të një jave më parë kanë nxjerrë në pah krimin urbanistik që është bërë në Tiranë dhe Durrës  përgjatë tri dekadave.

“Pasojat e tërmeti janë të lidhur me abuzimet që kemi bërë këto 30 vite.  Pasojat e mëdha kanë ardhur nga vendimmarrjet politike. Tonet e ngritura nuk justifikojnë asgjë. Kryebashkiakja e Durrësit mendoj se ka pasur presion nga grupet e interesit, të cilët synojnë për të mbuluar krimin. Ky tërmet ka zbuluar krimin urbanistik të kryer në Durrës dhe në Tiranë. Ajo nuk e ka dhënë dorëheqjen për shkak të asaj deklaratës, sepse ishte një lapsus.  Ajo mendoj e dha dorëheqjen për të mbuluar gjurmët e krimit. E vërteta po fshihet. Unë shikoj edhe dy anomali që po shfaqen. Përpjekja për të fshehur të vërtetën dhe për të mos  informuar qytetarët.  Unë e shikoj një arrogancë nga ana e qeverisë, ku qeveria po shfaqet si shoqatë vullnetare. Qeveria nuk është vullnetare, ne duhet të falënderojmë ata që janë vullnetarë me të vërtetë, qeveritarët nuk duan të qajnë as të lotojnë. Nëse qan kryeministri, çfarë duhet të bëjnë ata tjerët. Ata po përhapin frikën. Mund të bjerë luftë nesër, të çmendet dikush dhe të na sulmojë qytetet, çfarë duhet të bëj burri i shtetit, duhet të menaxhojë situatën. Ata janë çorientuar, i ka gjetur  të papërgatitur, një pjesë e këtyre dëmeve do ishin më minimale nëse do të ishin marrë masa me 21 shtator. Ka një keq menaxhim dhe po them se ka 6 vjet se ne jemi në këtë zhurmë propagandistike, Kjo qeveri di të bëjë vetëm fjalë për të dalë në televizor. Unë dyshoj se edhe në këtë rast qeveria po merret shumë pak me terrenin”-tha Marku.

I pyetur për ftesën e kryeministrit për opozitën në menaxhimin e fatkeqësisë natyrore, Marku u shpreh: “E ka propagandistike! Nga ana tjetër e fton opozitën. A kemi ne një plan konkret, se si do të përballohet me kosto dhe me grup pune. U bënë shtatë ditë që rri vërdallë, ka përqafuar të gjithë qentë e Tiranës dhe Durrësit. Unë mendoj se të gjithë duhet të bashkohemi për të përballuar këtë gjendje. Tërmeti nuk paralizon demokracinë. Opozitën e do aty që të bëjë foto. Sjellja e Bashës  është korrekte. Qeveria po thotë i kemi siguruar qytetarët në hotele me 5 yje”-shtoi Marku.

Gjithashtu ai tha se kjo situatë duhet të ishte menaxhuar më mirë, ndërsa shtoi faktin se krahas operimit në terren duhet të funksiononte paralelisht edhe një strukturë qendrore.

“Unë mendoj, se para duhet të ishte shumë më i organizuar. Të kishte një strukturë qendrore dhe më pas strukturat në terren ku janë problemet. Duhet të kishte një skicë projekt, të mbështetur mbi të dhëna. Rama po kërkon  që një krizë të 2019, ta menaxhojë si në kohën e ’79 në komunizëm”-tha Marku.

e rëndë që po përjeton vendi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një situatë kaotike në qytetin e...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar me forcë dita ditës pas...

Drejtoresha e DPPGJ në terren me punëtorët e qytetit:  Po i dhurojmë ngjyra Tiranës

Nga Marjon Gorica Qyteti si gjithnjë kurohet me kujdes në shumë aspekte të ndryshme, kjo në varësi dhe të drejtorive specifike në varësi të Bashkisë...

Serologjiku dhe testi RT-PCR, ku po gabojnë shqiptarët? Zgjedhin më të lirën…

Marjon Gorica-Ky është një shkrim i referuar nga specialistë të fushës. Në një kohë kur është rritur numri i testimeve në lidhje me pandeminë Covid19,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm