E diel, 25 Tetor, 2020

Psikologia e njohur jep zgjidhje: Si të largoni ankthin pas traumës së tërmeteve

Duhet të lexoni

MSH: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid, 25 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar...

Paralajmëron shkenctarja kineze nga Wuhan: Do të ketë shpërthime të tjera virusesh!

Një shkenctare kineze e cila pak muaj më parë jehoi në të gjithë botën, paralajmëron se koronavirusi është vetëm...

COVID-19 drejt largimit nga Italia, 92 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë. Numri i pacientëve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Entela Binjaku, psikologia e njohur, këshillon qytetarët që vazhdojnë të përjetojnë keq situatën pas tërmetit të kërkojnë ndihmë.

Binjaku gjithashtu thekson se e gjithë kjo situatë e krijuar me 51 viktima, ka ardhur nga dora e njeriut, babëzia për të fituar sa më shumë, duke filluar nga ndërtuesit, autoritetet e shtetit e deri te shfrytëzuesit e kateve të para të pallateve që kanë bërë ndërhyrje në strukturë për zbukurimin e lokaleve apo dyqaneve të tyre.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shumë qytetarë janë duke përjetuar frikë dhe ditaditës po bashkëjetojnë me të. Ky është një reagim posttraumatik që te njerëz të ndryshëm përjetohet në mënyrë të ndryshme. Duhet të kuptojmë se çdo reagim është unik. Edhe vetë njerëzit më në nevojë, kanë nevoja të reja. Por, duke parë që ka shumë që shprehen se nuk flenë dot, kanë frikë të hyjnë në shtëpi, jetojnë me ndjesi të çuditshme etj., mendoj se për ta mund të ofrohet edhe një ndihmë e parë psikologjike, që jo domosdoshmërisht kërkon dikë që ka një diplomë në fushën e shërbimeve psiko-sociale“.

Pra, çdokush që dëshiron të ofrojë një ndihmë, duhet të veprojë në maksimumin e mundësive dhe aftësive që ka. Kur kanë kaluar 7 ditë pas tërmetit, njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo situatë po shpjegohet nga shumë specialistë, ndaj dhe duhet të kenë më shumë besim tek ekspertët. Ata kanë folur edhe për shumë lëkundje gjatë këtyre ditëve që njerëzit nuk i kanë ndjerë fare, kanë folur e shpjeguar pse ndodhi kjo situatë e ku shkaku i vetëm nuk ishte tërmeti, por edhe babëzia e grykësia e njeriut, shteti që lejoi të ndërhyhej e ndërtohej aty ku nuk duhej etj., dhe këto janë arsye që lidhen me njeriun e jo me natyrën.

Sot, te ne ka kaq shumë mosbesim kudo, por ka edhe mjaft ekspertë që punojnë në drejtim të së mirës së shoqërisë, që janë të konfirmuar në komunitet për seriozitetin e angazhimit të tyre profesional”, shprehet psikologia. Entela Binjaku apelon banorët që po përjetojnë stres, se në këto moment se nuk duhet të tregohen egoistë, pasi shumë njerëz të tjerë kanë nevoja edhe më të mëdha.

“Çdokush që përjeton frikë dhe ankthin e përsëritjes, duhet të kuptojë se ka qytetarë në nevoja më të mëdha se të tjerët. Në raste të këtilla nevojitet të ruhet qetësia, të mos hyhet në panik, të sigurohen të parat ato që sigurojnë mbijetesën e bashkë me të, të këshillohen me të tjerë, të flasin me të afërm e të njohur për shqetësimet e tyre, të ndajnë pasigurinë me të tjerët, por të përditësohen veten me këshillat që po ofrohen çdo ditë përmes kanaleve të komunikimit që kemi. Të përpiqen të rigjejnë rutinën, të kërkojnë afër vetës njerëz optimistë dhe që kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, të dëgjojnë të tjerët pa i detyruar të flasin. Të ngushëllojnë dhe japin ndihmë që të qetësohen. Të kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë situatë. Ka udhërrëfyes që mbështeten mbi Standardet e njohura si Sphere (2011) dhe IASC (2007) ose të hartuara nga Inter-Agency Standing Committee. Në këto ditë të para është e udhës të jepet Ndihma e Parë Psikologjike (NPP), që mbështetet pikërisht mbi këto protokolle”, përfundon psikologia Binjaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Belinda Balluku si një mundësi ndryshe për Kombinatin dhe njësinë 6

Nga Marjon Gorica Zonja të prirura drejt karrierës të cilat ndër vite janë ngritur në detyrë si shkak i punës...

Propagandoni për mos përdorimin e maskave, e këtej dizinfektoni vilat luksoze. Çfarë faji ju ka populli?

Nga Marjon Gorica Pikërisht sot, në kulmin e një pandemie globale ku të gjithë së bashku duhet të bëhmi një zë, për të luftuar me...

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë grup moshë. Një nga personat që...

Shfaqet Fatos Nano, ja politikani që i rri përkrahë: Miqtë e vjetër nuk të lodhin kurrë.

Ndonëse lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano është larguar nga jeta publike, shpesh herë shumë njerëz janë të interesuar në lidhje me...

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të na bënte mirë? Ndonëse situata e...

Më shumë artikuj të ngjajshëm