E shtunë, 31 Tetor, 2020

Shqiptarja fiton çmimin “TechWomen” në Angli, ia dedikon atë Shqipërisë

Duhet të lexoni

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Arta Cika, vajza shqiptare me origjinë nga Kukësi, ka arritur sukses në Angli duke rrëmbyer çmimin “Tech Women”. Ajo është studente PHD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit, ajo ia doli të mposhtë 100 gra në garë. Pasi mori çmimin, shqiptarja foli edhe disa fjalë mjaft  prekëse. Ajo ia dedikoi këtë çmim Shqipërisë dhe shqiptarëve që po përjetojnë ditë të vështira për shkak të tërmetit.

“Në fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga termeti. Sic thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, tha ajo.

Fjalimi i Arta Cikes:

“Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit “TechËomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar (UK). Dua të falenderoj nga zemra Jurine Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan. Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlerësimet dhe mbështetjen që më keni dhënë këto javë.Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek femijëria ime, kur isha një vajzë e vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndërra të mëdha. Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe t’i thoja që “Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua.” Dhe ky është një mesazh që dua tua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinierine si një “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnjë shpëblehet. Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.”

M.K

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një situatë kaotike në qytetin e...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar me forcë dita ditës pas...

Drejtoresha e DPPGJ në terren me punëtorët e qytetit:  Po i dhurojmë ngjyra Tiranës

Nga Marjon Gorica Qyteti si gjithnjë kurohet me kujdes në shumë aspekte të ndryshme, kjo në varësi dhe të drejtorive specifike në varësi të Bashkisë...

Serologjiku dhe testi RT-PCR, ku po gabojnë shqiptarët? Zgjedhin më të lirën…

Marjon Gorica-Ky është një shkrim i referuar nga specialistë të fushës. Në një kohë kur është rritur numri i testimeve në lidhje me pandeminë Covid19,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm