E diel, 25 Tetor, 2020

Tërmeti shtyn afatin e aplikimit për programet IPARD

Duhet të lexoni

MSH: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid, 25 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar...

Paralajmëron shkenctarja kineze nga Wuhan: Do të ketë shpërthime të tjera virusesh!

Një shkenctare kineze e cila pak muaj më parë jehoi në të gjithë botën, paralajmëron se koronavirusi është vetëm...

COVID-19 drejt largimit nga Italia, 92 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë. Numri i pacientëve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë la pas shum dëme dhe pasoja.

Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar prej tij bëri që Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural të shtyjë me një muaj afatin e aplikimit, deri më 15 janar 2020, për thirrjen e dytë të programit IPARD. Kujtojmë se në këtë program janë investuar 57.6 milion euro, vetëm në mbështetje të agrobiznesit dhe fermerëve.

“Ka pasur një fluks aplikimesh dhe duke u nisur nga problematika e thirrjes së parë, këtë radhë janë bërë disa lehtësira, në mënyrë që subjektet ta kenë më të thjeshtë përthithjen e fondeve”– sipas AZHBR-së. Aplikantët kanë më shumë kohë për të plotësuar dokumentacionin shtesë që kërkohet nga AZHBR në 15 ditë pune dhe janë përfshirë si të lejuara kontratat e huapërdorjes ose kontratat pa kundërshpërblim për marrjen në përdorim të një pasurie, si dhe u është dhënë mundësi për të aplikuar për rikonstruksionin e thertoreve.

Është parashikuar financimi i tre masave në thirrjen e dytë:

-Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit.

-Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore;

-Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore;

Financimi fillon me një minimum prej 10 mijë eurosh dhe maksimum deri në 2 milionë euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike arrin deri në 70 për qind të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Aplikimet kanë filluar tashmë që prej datës 30 Tetor, por për çdo aplikim që mbërrin pas datës 15 Janar 2020 zyrat qëndrore AZHBR ka vendosur ta refuzojë.
M.K

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Rijetëzimi i Gjirokastrës, Mirela Kumbaro: Pas debateve e sulmeve, puna flet vetë

Me anë të një postimi në Facebook, ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, njëherësh deputete e qarkut të Gjirokastrës,...

Belinda Balluku si një mundësi ndryshe për Kombinatin dhe njësinë 6

Nga Marjon Gorica Zonja të prirura drejt karrierës të cilat ndër vite janë ngritur në detyrë si shkak i punës dhe përkushtimit,  duke kërkuar më...

Propagandoni për mos përdorimin e maskave, e këtej dizinfektoni vilat luksoze. Çfarë faji ju ka populli?

Nga Marjon Gorica Pikërisht sot, në kulmin e një pandemie globale ku të gjithë së bashku duhet të bëhmi një zë, për të luftuar me...

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë grup moshë. Një nga personat që...

Shfaqet Fatos Nano, ja politikani që i rri përkrahë: Miqtë e vjetër nuk të lodhin kurrë.

Ndonëse lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano është larguar nga jeta publike, shpesh herë shumë njerëz janë të interesuar në lidhje me...

Më shumë artikuj të ngjajshëm