E premte, 18 Shtator, 2020

Kush është Olsian Çela, kryeprokurori i ri Shqipërisë

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kuvendi ka zgjedhur sot Olsian Çelën si Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë me 101 vota pro.Çela u rendit i pari nga KLP duke lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Olsian Çela, prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda, arriti të marrë më tepër pikë në vlerësimin përfundimtar të KLP-së, duke u cilësuar si kandidati më të përshtatshëm për të marrë në dorë për shtatë vitet e ardhshme organin e akuzës. Olsian Çela spikati në intervistën e realizuar nga KLP, edhe për shkakun se kishte përgatitur një platformë të plotë dhe të qartë për punën që do të kryente nëse do të arrinte të zgjidhej si Kryeprokuror.

Çela ka si synim një reformism të thellë të akuzës që pretendon ta fillojë me transparencën e këtij institucioni për median dhe opinionin publik për të vijuar më tej me reform të thellë në garantimin e pavarësisë së prokurorëve në dosjet që do të trajtohen e plot të tjera.

Olsian Çela nuk vjen rastësisht në garën për Prokurorinë e Përgjitshme. Çela ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe ka hetuar disa prej dosjeve më të bujshme në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për katër vite ka drejtuar këtë të fundit, ndërsa periudha kur ai ka drejtuar ka spikatur në hetimin e disa dosjeve aspak të lehta. Marrëdhënia e tij me të përkohshmen e Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku, nuk ka qenë e mirë, ndërsa përplasja ndodhi gjatë kohës kur Marku e transferoi në Berat para disa muajsh. Gjykata e ciëlsoi të paligjshëm transferimin e tij, duke e rikthyer si prokuror tek Krimet e Rënda.

Çela e nisi karrierën e tij në drejtësi në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në akuzën e Tiranës. Në vitin 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda. Prej vitesh është anëtar bordi në shkollën e magjistraturës dhe pedagog në dy universitete. Kandidati për Kryeprokuror, Olsian Çela, ka hetuar dosje të bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm