E shtunë, 31 Tetor, 2020

Rama bën bilancin: Të prishim sa më shpejt objektet e dëmtuara nga tërmeti

Duhet të lexoni

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ndërkohë që bënte një bilanc të situatës në vend, kreu i qeverisë tha se në total, në këtë strukturë emergjence janë 12366 persona. Deri më tani sipas Ramës, 12 mijë e 366 persona janë të strehuar në çadra e hotele. Po ashtu kreu i qeverisë tha se policia dhe prokuroria po hetojnë në lidhje me dokumentimin dhe vënine para përgjegjësisë të përgjegjësve që qëndrojnë pas godinave të shembura. Rama shtoi se duhet të vijojë puna pa pushim për shembjen e të gjitha banesave të dëmtuar rëndë.“Ajo që është e rëndësishme është se të gjithë janë të garantuar sa i përket ushqimit dhe veshjeve. Ka të tjerë që ende nuk janë sistemuar. Ndaj do ju lutesha të treja shtabeve që të bëjnë maksimumin që të përfundojë kjo përfshirje në akomodimin e përkohshëm.

Objektet arsimore me dëme të rënda janë 31. Institucione shëndetësore me dëme të konsiderueshme që vazhdojnë punën janë 21 dhe tani që flasim inspektimi i objekteve ka arritur shifra domethënëse, 4151 objekte të inspektua në Durrës, ku 1725 janë të pabanueshme. Do ju kërkoja këmbëngulësish zv.kryeministrit që të mos vonohemi, të prishim objektet e dëmtuara. Të bëhet inventari i tyre. Këtu u hap një parantezë për keqkuptim lidhur me punën paralele që po zhvillohet për hetimet dhe nxjerrjes e përgjegjësive dhe vendosjen para përgjegjësive të të gjithë atyre që do të rezultojnë përgjegjës pavarësisht fuqisë së tërmetit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vazhdon intensivisht se do të ketë rezultate në ditët në vijim. Po ju them atyre që më shkruajnë që bien pre e atyre lehaqenieve mediatike, këto raste do shkojnë në gjykatë dhe KÇK është e gatshme që të shfrytëzojë këtë moment. Ne nuk do t’i japim KÇK mundësinë që të shqyejë dhe të kapë ça të kapë. Do bëjmë çmos që këto raste do jenë të kospitura. Ndaj ju që doni gjak, kjo do pak kohë. Në Tiranë janë 604 të pabanueshme. Ne qarkun Lezhë janë 55 pallate dhe 13 institucione, mbetet për t’u parë se çfarë riparohet dhe çfarë do hidhet në tokë. Puna është voluminoze. Ja vlen të thuhet për të gjithë ata që se dinë, në të gjitha rastet e emergjencave nga tërmetet në Itali, numri i ekipit nga bota është impresionues.

 Kjo ndodh kudo, nuk është vetëm tek ne. Por kjo ndodh për herë të parë tek ne si rezultat i punës, ata erdhën me shpejtësinë e erës. Dje në samitin e NATO-s kam bërë shkëmbimin e informacioneve. Nga një vlerësim i thjesht që bëmë bashkë me Oltën, Gentin, ata që kanë nevojë për një çadër dimërore janë të mbuluara, pasi po bëhen transportet. Pastrimi në Durrës ka filluar. Në Durrës janë shembur 27 objekte. KE ka dhënë 15 mln euro. Për të gjithë spektatorët, KE po punon intensivisht për ne për dy mekanizma të tjerë, për të rialokuar të gjithë fondet IPA.”, tha kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një situatë kaotike në qytetin e...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar me forcë dita ditës pas...

Drejtoresha e DPPGJ në terren me punëtorët e qytetit:  Po i dhurojmë ngjyra Tiranës

Nga Marjon Gorica Qyteti si gjithnjë kurohet me kujdes në shumë aspekte të ndryshme, kjo në varësi dhe të drejtorive specifike në varësi të Bashkisë...

Serologjiku dhe testi RT-PCR, ku po gabojnë shqiptarët? Zgjedhin më të lirën…

Marjon Gorica-Ky është një shkrim i referuar nga specialistë të fushës. Në një kohë kur është rritur numri i testimeve në lidhje me pandeminë Covid19,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm