E shtunë, 19 Shtator, 2020

Reagon Jorida Tabaku: Anulo koncesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Reagon Jorida Tabaku: Anulo koncesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulojë koncesionet dhe PPP-të për të rindërtuar Shqipërinë që është edhe një nga pikat e planit të opozitës për situatën që po kalon vendi. Tabaku akuzon Ramës se po shet solidaritetin e qytetarëve si arritje të qeverisë, po shet ndihmën ekonomike që BE po ofron ,si aftësi të sajën për të dalë nga kriza.Sipas Tabakut, asnjë lek në buxhetin e shtetit nuk është shtuar dhe nuk pritet të shtohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë së lëkundur nga tërmeti.Tabaku thekson se opozita i ka ofruar qeverisë shqiptare rrugën për të dalë nga  kjo situatë; anulimin e PPP-ve dhe shumës prej 150 mln USD t’i rialokohet buxhetit për rindërtim.

DEKLARATA E TABAKUT

Anulo koncesionet dhe PPP për të rindërtuar Shqipërinë post-tërmet!

Megjithëse po prisnim një reflektim të qeverisë në lidhje me buxhetin 2020 ditën e sotme vërejta se si arkitektët e koncesioneve dhe investimeve fasadë po artikulonin propagandën e një buxheti që nuk do prekej, borxhi që nuk do të rritej, rritje ekonomike të qëndrueshme dhe njëkohësisht rindërtimi të Shqipërisë. Kuptohet, sëmundja e vjetër e propagandës ka rigjetur ritmin për të gënjyer shqiptarët edhe pas tërmetit të frikshëm. Ajo po shet solidaritetin e qytetarëve që ofrojnë strehë si arritje të qeverisë, po shet ndihmën ekonomike që BE po ofron (si dhe vendeve të tjera mike) si aftësi të sajënpër të dalë nga kriza. Por, asnjë lek në buxhetin e shtetit nuk është shtuar dhe nuk pritet të shtohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë së shkundur nga tërmeti.

Qeveria dhe aktorët kyç të koncesioneve në vend gënjejnë kur thonë se asnjë lek nga pagat dhe pensionet nuk do të shkojë për tërmetin. Mjafton të kujtojmë urdhrat e brendshëm të publikuar në media ku urdhërohen nëpunësit civilë, policët, ushtarët dhe administrata publike që të “kontribuojnë”. Këto urdhra të brendshëm janë në të vërtetë rialokimi i fshehtë i buxhetit të shtetit nga fondi i pagave tek fondi i kontigjencës dhe emergjencës. Sakaq, qeveria pritet që të rrisë borxhin publik, megjithëse ish ministri i PPP-ve Ahmetaj, pretendon të kundërtën. Por si mund të besohet njeriu që u tha shqiptarëve se paratë që shpenzohen nga buxheti i shtetit nuk është paraja e shqiptarëve?! As më shumë e as më pak se një tjetër gënjeshtër, që kësaj radhe bie mbi shqiptarët e plagosur dhe të shkundur nga tërmeti. Opozita i ka ofruar qeverisë shqiptare rrugën për të dalë nga ky qerthull dhe nga kjo gënjeshtër; anulimin e PPP-ve dhe shumës prej 150 mln USD t’i rialokohet buxhetit për rindërtim. Madje qeveria mund të shkonte edhe më tej duke ndihmuar me politikat fiskale vendet e prekura nga tërmeti, duke ndihmuar ekonominë e Durrësit që zë 10% të GDP-së dhe është ekonomia e dytë në vend.

Asnjë ndryshim në buxhetin e shtetit jo vetëm për rikonstruksionin por as në paketën fiskale për të ndihmuar sipërmarrjet në zonat e goditura nga tërmeti që po bëjnë bilancet e dëmeve. Vetëm Durrësi përllogaritet të ketë 13% të ndërmarrjeve në rang vendi dhe kontribuon 7,5% në punësim.Për këto asnjë lëvizje as nga qeveria dhe as nga parlamenti. Të gjithë në një spektakël të shëmtuar lajkash, kush më shumë e kush më pak duke thurur lavde për  kryeministrin dhe gënjeshtrën e tij të madhe të titulluar Komiteti i Rindërtimit.

M.K

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm