E shtunë, 31 Tetor, 2020

Spiropali: Ora jonë duhet të ecë përpara

Duhet të lexoni

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ka nisur fjalën e saj në Kuvend duke cituar Branko Merxhanin me fjalët se shpëtimi gjendet thellë në shpirtin kombëtar. Duke folur për tragjedinë e rëndë që la pas tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, Spiropali tha se nuk e ka aspak të lehtë të flasë në këto momente dhe se të gjithë përjetuam orë tmerri por ora jonë nuk duhet të mbetet në ato momente por të ecë përpara.

“Shpëtimi nuk gjendet lart në qiellin kombëtar por fshehur thellë në shpirtin kombëtar thoshte Branko Merxhani, mendimtari i shquar shqiptar. Ja pikënisja, të ndriçojmë shkaqet e thella të anarkisë sonë shoqërore që na la trashëgim e shkuara me fenerin e të ardhmes. Ja pika e drejtimit tonë përmbi gërmadhat e Shqipërisë thotë të ngrihemi dhe të mbërrijmë për një Shqipëri të nesërme, të ndritur, jo historike por qytetëronjëse. Sot nuk e kam aspak të lehtë të flas në këtë foltore kur ende nuk zhbërë dhe do jetë e vështirë të zhbëhet hija e dhimbjes së madhe të tërmetit të 26 nëntorit. Një fatkeqësi natyrore që e liga e desh të çirrej dhe me fatkeqësi njerëzore. 51 jetë të humbura, 51 fëmijë, vajza, gra e të moshuar që do t’i kujtojmë si portrete në zemrat dhe jetët tona në rrokullimën e jetës sonë të përditshme, 1000 të plagosur, mijëra të pastrehë, 5000 banesa të shkatërruara, çaste që të mbërthenin aq sa duhej të prisje në pafundësi deri sa të dëgjoje nga mesi i gërmadhave lajmin se në këtë shtëpi ka jetë, apo ai apo ajo shpëtoi, ky fëmijë doli e gjer tek momentet më therëse si ai kur një jetë flijohet për të shpëtuar një tjetër jetë si e moshuara nga Thumana që i bekoi jetën së dyti nipit të saj duke e mbajtur në prehrin e saj e duke e shtrënguar fort mes krahësh. Sigurisht jo të gjithë mbërritën t’i shpëtojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre. Të gjithë përjetuam orë tmerri por ora jonë nuk duhet të mbetet në ato momente por të ecë përpara. Sërish duke iu referuar Branko Merxhanit që i referohet Niçes që thotë se çdo popull që të rrojë dhe të tregojë veten në radhë të parë duhet të organizojë kaosin që gjendet brenda unit të tij dhe të vërë rend”, deklaroi Spiropali.

Ajo tha më tej se duke mos qëndruar në këtë gjendje ankthi ne duhet të themi patjetër dhe duhet të tregojmë për shpirtin e pamposhtur shqiptar të treguar këtë javë me prova.

“Jo vetëm institucionet shtetërore, të gjithë në këmbë por edhe shpirti kombëtar që u ngrit, u solidarizua, u shpëtua për të na treguar që ne mund të ngremë nga rrënojat një mundësi dhe një vizion mbi të ardhmen dhe ky është synimi ynë. Mbi 2000 efektivë të FA-ve në gatishmëri që në momentet e para por edhe vëllezërit tanë nga Kosova që të parët iu përgjigjën jo detyrës por ndjenjës së tyre kombëtare. Kjo fatkeqësi dukej sikur na kishte rënë të gjithëve bashkë dhe ata ishin të parët që mbajtën peshën e kësaj gjëme”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se kemi më pak resurse se shumë vende të tjera që kanë kaluar fatkeqësi natyrore por nuk na mungon aspak shpirti i solidaritetit.

“Kemi gjetur jo vetëm tek politika por edhe tek qytetarët një dëshirë të madhe për t’u ringritur. Është kjo dëshirë për ripërtëritje, kjo dëshirë për të vendosur rend në kaosin tonë që na ra mbi kokë nga tërmeti që më jep shpresë”, deklaroi Ministrja Spiropali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një situatë kaotike në qytetin e...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar me forcë dita ditës pas...

Drejtoresha e DPPGJ në terren me punëtorët e qytetit:  Po i dhurojmë ngjyra Tiranës

Nga Marjon Gorica Qyteti si gjithnjë kurohet me kujdes në shumë aspekte të ndryshme, kjo në varësi dhe të drejtorive specifike në varësi të Bashkisë...

Serologjiku dhe testi RT-PCR, ku po gabojnë shqiptarët? Zgjedhin më të lirën…

Marjon Gorica-Ky është një shkrim i referuar nga specialistë të fushës. Në një kohë kur është rritur numri i testimeve në lidhje me pandeminë Covid19,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm