E premte, 18 Shtator, 2020

Pejë/ E martuan me dhunë, 14 vjeçarja tenton të vetëvritet pas asaj që i ndodhi

Duhet të lexoni

Kosova me shpresa të mëdha për takimin e 4 shtatorit në Uashington

Një delegacion me përbërje të madhe i Kosovës merr pjesë në takimin e datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë...

Në Kosovë, rriten përsëri shifrat e të vdekurve dhe të sëmurëve nga COVID-19

Ngritet përsëri lakorja e shifrave të viktimave dhe të sëmurëve nga COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bderi...

700 zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paguhen edhe pa punuar

Zyra Kombëtare e Auditorit, gjatë auditimit të institucioneve shtetërore dhe agjencive qeveritare në vitin 2019, ka nxjerrë në pah...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ishte martuar me një djalë nëntë vjet më të vjetër, por ende pa i mbushur një muaj martesë, 14-vjeçarja kishte kërkuar të ndahet nga ai.

Kërkesën e së miturës nga Peja, për t’u ndarë nga bashkëshorti 23-vjeçar, nuk e kishte përkrahur as familja e vet, as ajo e burrit.

Pasi babai i kishte thënë se nëse ndahet nga bashkëshorti, nuk do ta pranojë më në shtëpi, 14-vjeçarja kishte zgjedhur rrugën më të rëndë. Ajo kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e dorës, por ishte dërguar në spital dhe kishte shpëtuar.

Pas trajtimit mjekësor, të miturën e kishte pranuar familja në Pejë, ku edhe po qëndron pas ndarjes nga bashkëshorti. Edhe pse ajo u kthye në familjen e saj dhe u nda nga bashkëshorti, për martesën e saj në moshë të mitur nuk do të mbesin pa u ndëshkuar familjarët e saj dhe të ish-bashkëshortit nga Rogova e Gjakovës.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka treguar për Gazetën Express se tashmë është ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarve lidhur me këtë rast.

Graishta ka theksuar se aktakuza është ngritur ndaj katër personave. Përveç ish-burrit dhe prindërve të 14-vjeçares, policia ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-vjehrrit të saj.

Ish-vjehrri i së miturës, E.G., dyshohet se i kishte bërë presion asaj që të qëndrojë e martuar me djalin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm