E enjte, 16 Korrik, 2020

‘’E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo ‘’Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa’’?

Duhet të lexoni

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan:...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjana Koçeku

Sot Shqipëria kujton ditën e Rinisë, një ndër ditët më të lavdishme në historinë tonë që i dha fund tmerrit  që mbajti peng shqiptarët për plot 45 vite.  Eshtë aksioni politik më pro – europian, që nga Rilindja Kombëtare e deri më sot. Kjo Lëvizje legjitimoi të drejtën e pluralizmit politik në Shqipëri, ndryshoi rregullat e lojës politike dhe delegjitimoi sistemin komunist. Kjo lëvizje ishte elitare në një mbretëri të mediokritetit; ishte patriotike e pro – europiane brenda kufijve të një shteti antiperëndimor. Në gjurmët e Rilindjes Kombëtare, kjo lëvizje përcaktoi aksiomën e shqiptarëve të shekullit të ri: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Studentët ja dolën  të rrëzonin  një prej diktaturave më të egra dhe shembëm një nga regjimet më barbare të kontinentit.  Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Po pas 29 vitesh  demokraci, a është Shqipëria si gjithë  Evropa? Shqipëria ndodhet më afër se kurrë ëndrrës së shumëpritur të shqiptarëve: Evropës, një ëndërr që akoma vazhdon të mbahet peng në çengelat e demokracisë tonë të cunguar. Pavarësisht pengesave  të mëdha që ka rruga , shqiptarët nuk ndalin së vrapuari drejt saj, në rrethana dhe mjete të ndryshme…Realiteti vazhdon të jetë i varfër përballë aq shumë ëndrrave dhe pritshmërive dhe rinia shqiptare akoma lufton për të mos i lënë ato thjesht ëndrra në sirtar..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

LAJMI I FUNDIT/ Shqipëri, Covid i merr jetën një vajze 21 vjeç

Një 21-vjeçare e infektuar ngas Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit, duke u bërë kështu viktima me...

Shëndetësinë e Kosovës e ka rrok në dorë nipi i nipave

Shkruan Refiqe R. Hamiti Është shumë më e thjeshtë të bësh luftë në foltore , se të bësh paqe”. Me ia kërsit kështu në hava ,si...

Spiropali nga Dajti: Investimet e qeverisë dhe bashkisë rritën potencialin e zonës, nuk ndalin as gjatë mandatit të 3-të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, gjatë një  takimi me strukturat e PS-së në Dajt...

Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Shpresoj qe dieta...

Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Te nderuar, po...

Më shumë artikuj të ngjajshëm