Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit 5 Dhjetor 2019, dhe punës së vazhdueshme në fushën e vullnetarizmit prej tashmë 10 vitesh, organizata Përtej Barrierave në bashkëpunim me World Vision Shqiperi dhe Kosove, organizuan sot me date 10 Dhjetor 2019, aktivitetin me titull “Si ta nxisim vulnetarizmin sot?”. Ky event i mbajtur ne Tirane, me pjesemarrjen e 24 organizatave te shoqerise civile, perfaqesuesve te Sherbimit Kombetar te Punesimit, World Vision Shqiperi dhe Kosove, RYCO dhe Kongresit Rinor Kombetar, synoi ti ri-kthejë vëmëndjen tematikes se vullnetarizmit, duke mbledhur sëbashku dia nga aktorët dhe mbështetësit kryesorë të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, në një platformë diskutimi.

Znj. Ana Mullanji- Drejtoreshe e Pertej Barrierave ne fjalen e saj te hapjes i njohu te ftuarit dhe pjesemarresit me eksperiencen e organizates e fushen e vullnetarizmit nder vite, duke vene theksin ne sfidat e hasura dhe me se shumti ne ato momentale pas aprovimit te ligjit te vullnetarizmit ne vitin 2016. Gjithashtu ajo theksoi se rendesia e implementimin te vullnetarizmit te strukturuar eshte nje shtylle e rendesishme per zhvillime konkrete sipas rregullave dhe procedurave te harmonizuara dhe ne nivel europian dhe se eshte momenti per ti ri-kthyer vemendjen e merituar nje fushe si vullnetarizmi e cila per fat te keq ka mbetur tashme ne nje stanjacion gjate 3 viteve te fundit dhe duket se dhe koncepti i vullnetarit eshte transformuar dhe keq-perdorur disi keto vite!znj. Mullanji gjithashtu theksoi se permes projetit ROUTE WB6 te implementuar nga 6 organizatat rajonale te rrjetit SEEYN dhe me partneritenin e RYCO-s, kemi hapesiren dhe mundesine per te ndryshuar dicka ne kete fushe, duke promovuar dhe praktikuar vlerat dhe parimet e vullnetarizmit te strukturuar dhe duke nxitur organet vendore vendim-marrese dhe politike berese ne rregullimin dhe mirezbatimin e Ligjit te Vullnetarizmit ne vend.

Me pas fjalen pershendetese e mori z. Juljan Papaproko – Drejtues i programit te rinise ne World Vision, i cili theksoi rendesine e vullnetarizmit ne praktikat e WV Shqiperi si dhe sfidat qe ata hasin ne implementimin e programeve vullnetare te organizuara. Pas nje eksperience disa-vjecare ne punen me femijet dhe te rinjte, z. Papaproko theksoi se duhet të vlerësohet kontributi vullnetar që ndihmon në ndërtimin e komuniteteve gjitheperfeshirese, por dhe në nivel personal ky kontribut sjell kënaqësi dhe pozitivitet.

Takimi vazhdoi me nje prezantim te te dhenave te grumbulluara nga Pertej Barrierave ne kuader te projektit ROUTE WB6, ne te cilin jane pyetur permes nje pyetesori online, organizatat e shoqerise civile rinore dhe jo vetem, dhe Bashkite ne vend. 58 organizata dhe 55 Bashki ne rang vendi i jane pergjigjur pyetesorit me 12 pyetje te fokusuar ne njohurite e tyre mbi rregullat e procedurat e vullnetarizmit, njohjen e ligjit te vullnetarizmit (Ligji 45/2016).

Gjetjet e ketij pyetesori u prezantuan nga znj. Irena Topalli- Menaxhere e Programeve ne Pertej Barrierave. Pervec shifrave dhe perqindjeve te pyetesorit ajo e vuri theksin ne mungesen e madhe te informacionit si nga OSHC-te ashtu dhe nga Bashkite persa i perket vullnetarizmit ne parim dhe praktike. Pyetesori nxorri ne pah se OSHC-te dhe Bashkite kane nje mungese te theksuar informacioni mbi Rregullat e Procedurat, Kodin e Etikes, Kontraten e Vullnetarit, dhe vecanerisht mbi ekzistencen e nje Ligji mbi Vullnetarizmin apo cfare konkretisht rregullon ai. Mungesa e praktivave te meparshme ne organizata e bashkie shihet si nje sfide ne implementimin e ketij ligji. Njekohesisht nder gjetjet jane dhe fakti qe shume nga OSHC-te e perfshira poohojne se per mungese fondesh e kane te pamundur te pajisin vullnetaret me siguracion sic kerkohet ne ligj. Studimi do te publikohet se shpejti ne faqen e Pertej Barreierave ku te gjithe te interesuarit mund te shohin me ne detaje gjetjet kryesore. 

Po ashtu nga te dhenat e pyetesorit, del ne pah se ka nje nevoje te madhe per trajnim dhe informacion specifik mbi vullnetarizmin dhe cfare quhet nje vullnetar. Permes pergjigjeve te pyetesorit, u pa se disa organizata ngaterrojne vullnetarin/en me pjesemarresin ne nje event. Ceshtja e siguracionit te vullnetareve e evidentuar si problematike nga pyetesori, nje kerkese kjo e ligjit specifik, po ashtu u be pjese e nje debati te metejshem mes te ftuarve ne aktivitet.

Pas ketij prezantimi, aktiviteti vazhdoi me nje Panel Diskutimi me titullin ‘Si ta nxisim vullnetarizmin sot- Sfidat dhe Mundesite”. Ne kete panel te ftuar ishin:

  • Znj. Anila Bilero-Juriste prane Shërbimit Kombëtar të Punësimit
  • Znj. Suela Kusi- Kordinatore e projektit ROUTE WB4 ne RYCO
  • Znj. Dafina Peci- Sekretare Përgjithshme e Kongresit Rinor Kombetar
  • Znj.Sedika Fushekati – Drejtoreshë e Njerez dhe Kultura World Vision

Te ftuarit e ketij paneli diskutuan dhe ngriten pikepyetje dhe sfidat qe ato hasin ne implementimin e programeve vullnetare, si dhe ne zbatimin e Ligjit te  Vullnetarizmit nga ana institucionale. Znj Bilero nag SHKP theksoi se sivjet gjate Korrik – Gushtit 2019 kane dale disa nga Aktet Nenligjore te ligjit te vullnetarizmit si Libreza e Vullnetarit, regjistri i vullnetarit dhe Kodi i Etikes. Ajo gjithashtu shpjegoi kuptimin e sigurimit te jetes ne rast aksidentesh dhe se si kjo perben tashme nje sfide dhe per vete SHKP-ne ne menyren e aplikimit, si dhe hapat qe institucioni po merr per ta rregulluar ate. 

Te ftuarit e tjere u ndalen ne rendesine e vullnetarizmit rajonal, ku znj Suela Kusi- Menaxhere e projektit ROUTE WB6 ne RYCO tha se eshte mjaft e rendesishme qe event si ky ti kthejne vendjen kesaj tematike dhe se me suportin e ketij projekti do te mund te bejme ndryshime konkrete jo vetem ne perceptimin e vullnetarizmit por ne dhe influencimin e rregullimin e politikave ekzistente ne te mire te rregullimit dhe promovimit te vullnetarizmit. Ajo u ndal gjithashtu ne rolin qe RYCO ka ne kete fushe te vullnetarizmit ne rajon si dhe ne risine qe vete projekti ROUTE WB6 sjell. Nga viti 2020 projekti do te hape skemen e nen grantimeve ne menyre qe tu jape nje mundesi organizatave ne rajon te bashkepunojne ne programin e pare pilot te vullnetarizmit rajonal. Ky program do te testohet vitin e ardhshem dhe do tu mundesoje te rinjve nga rajoni i Ballkanit Perendimor te bejne vullnetarizem ne 6 vendet partnere te RYCO, dhe te kene keshtu nje mundesi me shume per te njohur vendet dhe kulturat fqinje, me synim promovimin e nje bashkejetese ne paqe, sikurse dhe te nxise pajtimin ne rajonin tone. 

Znj. Sedika Fushekati nga WV Shqiperi shpjegoi experiencen e WV ne menaxhimin e grupeve vulnetare te quajtuar grupet IMPACT dhe se si eshte e veshtire per ta ne menyre procedurale kryerja dhe permbushja e detyrimeve kundrejt vullnetareve, sic jane sigurimi dhe rimbursimi i shpenzimeve. 

Me tej znj. Dafina Peci- Sekretare e pergjithshme e KRK tha se vete Kongresi nuk ka nje eksperience te madhe ne kete fushe por ajo perben nje nga shtyllat e punes ne KRK dhe eshte teper e rendesishme te mbledhim gjithe aktoret bashke dhe te nxisim rregullimin e vullnetarizmit. 

Nje sere pyetjesh e diskutimesh mes perfaqesuesve te organizatave te ndryshme prezente, pasuan panelin e diskutimit i takimi i cili patjeter qe nuk do te jete i fundit. Ne perfindim PB prezanoi dhe Kodeksin e vullnetarizmit rajonal, nje dokument i cili synon te promovoje vlerat, praktikat e mira dhe standartet e vullnetarizmit ne nivel rajonal. Pertej Barrierave ne bashkepunim mepartneret jane te motivuar te vazhdojne punen e metejshme dhe te kontribuojne ne rregullimin e ketyre problematikave te fushes se vullnetarizmit.

Ky event u organizua nga Pertej Barrierave me mbeshtetjen World Vision Shqiperi dhe eshte pjese e fushates se projektit ROUTE WB6 te mbeshtetur financiarisht nag Ministria Norvegjeze e Puneve te Jashtme, i cili implementohen ne bashkepunim me 6 organizata te Ballkanit  Perendimor (pjese te rrjetit SEEYN) dhe ne partneritet me RYCO- zyra qendrore ne Shqiperi.

Fotot e eventin mund ti gjeni ne kete link https://www.facebook.com/pg/PertejBarrierave/photos/?tab=album&album_id=1180416368821914