E premte, 18 Shtator, 2020

Teuta e ‘Samiut’ është modeli i drejtimit të gjimnazeve. Nuk mund të bëhet show me situatën

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjon Gorica

Para pak ditësh lexova një lajm, rreth shkarkimit nga puna të drejtoreshës së gjimnazit “Sami Frashëri”. Arsyet kishin të bënin me faktin që Teuta kishte lejuar zhvillimin e një testi në ambjentet e shkollës, një ditë pas lëkundjeve të tërmetit. Nga angazhimet e mia në shoqërinë civile, puna me studentët e gjimnazistët, më ka rastisur shpesh të shoh përkushtimin e Teutës për shkollën, për nxënësit, kohën që ajo i jep me dashamirësi cdo detaji që ka të bëjë më mbarëvajtjen e procesit mësimor në “Sami*”. Mendova se duhet të kishte një keqkuptim, por sot mora shkas të shkruaj këto rreshta, nga një artikull i një koleges sime gazetare, Fjorda Llukmanit, e cila sqaronte me detaje se si kishte rrjedhur ngjarja, detaje që unë po i rishkruaj përsëri më poshtë.

Rëndësia e testit ishte më shumë jetike për nxënësit se për shkollën, mos realizimi i tij i humbiste një vit pune dhjetëra gjimnazistëve të “Sami Frashërit” që po përgatiten për të ndjekur studimet në Gjermani. Ndaj dhe Teuta përvecse kishte marrë leje në Ministri për të zhvilluar testin, kishte marrë leje nga të gjithë prindërit e nxënësve që do të ishin të pranishëm për prezencën e secilit nxënës. Ndërkohë ekspertiza e 27 nëntorit, kishte rezultuar se shkolla ishte e sigurtë për procesin e mësimdhënies, dhe vetëm pas tërmetit të datës 28 ajo konsiderohet e rrezikshme. 

Gjimnazi “Sami Frashëri” u rendit në bazë të rezultateve vjetore të vitit të kaluar si gjimnazi më i mirë në të gjithë Shqipërinë. Është një nga gjimnazet që u jep më së shumti mundësi nxënësve të tij për të ndjekur studimet në Evropë. Absolutisht ndër mjediset akademike më sociale në Tiranë, me një numër të madh aktivitetesh të realizuara në kuadër të tematikave të ndryshme sociale në vend. Unë jam i bindur se Teuta e perfaqësoi denjësisht institucionin arsimor të cilin drejtoi. Gjithnjë e hapur me prindërit, nxënësit, e pa diskutim dhe me ne të medias, Teuta solli në krye të “Sami Frashërit” modelin e drejtuesit që pak gjimnaze e kanë. Ata që e njohin nga afër, e dinë këmbënguljen e Teutës për të qenë e drejtë me të gjithë, ndaj uroj që ky vendim i marrë në kohë tensionesh të forta morale e jetike, të rregullohet. 

Ps. Ky nuk është mesazhi i një miku të saj, por i një të riu që gjithnjë ka dashur më të mirën për të rinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm