E premte, 18 Shtator, 2020

E tmerrshme! Oqeanet humbasin oksigjenin prej ndryshimeve të klimës

Duhet të lexoni

MSH: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid, 25 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar...

Paralajmëron shkenctarja kineze nga Wuhan: Do të ketë shpërthime të tjera virusesh!

Një shkenctare kineze e cila pak muaj më parë jehoi në të gjithë botën, paralajmëron se koronavirusi është vetëm...

COVID-19 drejt largimit nga Italia, 92 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë. Numri i pacientëve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

“Deoksigjenimi” i oqeaneve po sjell pasoja katastrofike për jetën e detit. Ndryshimet do të “prekin qindra miliona njerëz”, paralajmërohet në raportin e paraqitur në Konferencën e OKB-së për Klimën në Madrid. Oqeanet po humbasin oksigjenin për shkak të ndryshimit të klimës, proces ky me pasoja të rënda për jetën në det dhe biodiversitetin e peshkimin, theksohet në raportin e ruajtjes së natyrës, që u publikua në fundjavë . Ky është “apeli i fundit për ndërgjegjësimin” për njerëzimin sa u përket emisioneve në rritje të diaoksidit të karbonit, sipas raportit, botuar në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet e Klimës në Madrid. Autorët thonë, se raporti “Deoksigjenimi i Oqeanit: Problemi i të gjithëve”, është studimi më i madh i rishikuar për shkaqet, ndikimet dhe zgjidhjet e mundshme lidhur me humbjen e oksigjenit të oqeanit.

 ‘Alarmi ultimativ i zgjimit’

“Efektet potencialisht të rënda ndaj peshkimit dhe gjallesave vulnerabël në zonat bregdetare e përforcon edhe më shumë rëndësinë e vendimeve të marra në Konferencën e OKB-së për Klimën. Për të frenuar humbjen e oksigjenit të oqeanit krahas ndikimeve të tjera katastrofike të ndryshimit të klimës, udhëheqësit botërorë duhet të angazhohen për uljen e menjëhershme dhe të qenësishme të emisioneve të dioksidit të karbonit”.

Sipas raportit, territoret ujore me përqëndrim të ulët oksigjeni janë duke u zgjeruar: afro 700 zona oqeanike në të gjithë globin janë të prekura aktualisht nga niveli i ulët i oksigjenit – nga vetëm 45 që kanë qenë prekur në vitet 1960. Gjatë pesë dekadave të fundit, zonat e zbrazura plotësisht prej oksigjenit janë katërfishuar.

“Ky është ndoshta alarmi i fundit i zgjimit për t’i dhënë fund eksperimentit të pakontrolluar që njerëzimi po bën në oqeanin botëror, pasi emetimet e dioksidit të karbonit vazhdojnë të rriten”, tha Dan Laffoley, këshilltar për shkencën dhe ruajtjen e detit në Programin Global Marine dhe Polar të IUCN dhe një bashkëpunues në grupin e drejtuesve të këtij studimi. “Shkatërrimi i oksigjenit të oqeanit po rrezikon ekosistemet detare tashmë nën stres nga ngrohja e oqeanit dhe acidifikimi. Për të ndaluar përhapjen shqetësuese të zonave me varfëri oksigjeni, duhet të frenojmë me vendosmëri emetimet e gazrave serë, si dhe ndotjen e lëndëve ushqyese nga bujqësia dhe burimet e tjera.”

Planeti ynë blu

Jo më kot planeti ynë quhet planeti blu: Sepse oqeani mbulon gati 71% të sipërfaqes së Tokës dhe 90% të biosferës. Ai është pjesë integrale e jetës duke siguruar diku midis 50 deri 80% të oksigjenit të planetit, që e bën atë një pjesë vitale të ciklit të karbonit. Origjina e oqeanit është ende e panjohur, por mendohet se është formuar 4.4 miliardë vjet më parë, duke siguruar një katalizator për format e hershme të jetës.

Protesta për klimën gjatë konferencës botërore në Madrid

Efektet e mungesës së oksigjenit në oqeane kanë filluar të ndryshojnë ekuilibrin e jetës nënujore, duke favorizuar specie tolerante me oksigjen të ulët (p.sh. mikrobet, kandilat e detit dhe disa kallamarë) e kjo bie në kurriz të atyre gjallesave që janë të ndjeshme ndaj mungesës së oksigjenit si shumë specie detare, duke përfshirë edhe shumicën e llojeve të peshkut. Peshku ton, shpatë dhe peshkaqenët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve këtyre ndryshimeve. Lloje të tilla po orientohen tani drejt shtresave gjithnjë e më të cekëta të ujit, që janë të pasura me oksigjen, e kjo po  i bën ato më të ekspozuara ndaj mbipeshkimit. Raporti parashikon që oqeani do të humbasë 3-4% e rezervatit të tij global të oksigjenit deri në shekullin e ardhshëm. Shumica e humbjeve parashikohet të jenë në 1000 metrat e sipërm të kolonës së ujit, e cila është pjesa më e pasur e biodiversitetit detar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm