Spanja po bën një hap emancipues duke hapur gjithnjë e më shumë pozicione për gratë në forcat speciale në kuadrin e përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin, raporton BBC.

Ministrja e Mbrojtjes Margarita Roblles tha se OKB ka thirrur më shumë gra që të ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën.

Gra që flasin arabisht janë ndërmjet që kërkohen për misione të udhëhequra nga OKB ose NATO në zonat e konfliktit si Iraku dhe Libia.

Ky është një shembull që duhet ndjekur edhe nga vende të tjera në përjekien për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.Dhe roli në rritje I grave do të thotë, pse jo, zgjidhje e konfliktit në mënyrë paqësore.