Shqiptarët janë populli me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Këtë e tregojnë të dhënat e Eurostat ku rezulton se Shqipëria është 30%  poshtë mesatares së Bashkimit Europian për vitin 2018. Ndërkohë që përmirësimi nëse e krahasojmë me 2017 është shumë i vogël me vetëm 1%.

Edhe për konsumin shqiptarët renditen të fundit në Europë.Ndërkohë vendet që kanë nivelin më të lartë të ardhurave për frymë  e po ashtu edhe konsumin janë Mali i zi i ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia.

Vendet e rajonit kanë një diferencë të theksuar të të ardhurave nëse krahasohet me vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa ecuria e nivelit të ardhurave dhe konsumit vijon të mbetet  modeste gjatë viteve të fundit. Institucionet ndërkombëtare financiare vlerësojnë se Shqipërisë por edhe vendeve të tjera në rajon mund t’i duhen mbi 80 vite për të arritur në nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve të Bashkimit Europian.

Të ardhurat kryesore vijnë nga remitancat që sipas, të dhënave të Bankës së  Shqipërisë  gjatë periudhës korrik-shtator në vend kanë hyrë 185 mln euro.

Nëse e krahasojmë me një vit më parë ky nivel është rritur me rreth 8%. Shumë familje të veri të Shqipërisë jetojnë kryesisht vetëm me të ardhurat nga emigrantët.