“Një ditë ke për të kuptuar se ka më shumë vlerë lumturia e dikujt tjetër, sesa lumturia jote”.
Një vecori që na karakterizon ne qenieve humane ështe humanizmi. Humanizmi ndryshe nga egoizmi nuk te lë të mendosh vetëm për veten por për të tjerët. Sic ka thënë Aristoteli: “Njeriu është i mallkuar të mos bëjë dot pa njeriun”. Ne jemi të idejuar që të jemi social dhe ti gëzojmë arritjet dhe gjërat bashkë me të tjerëat.
“Është e thjeshtë të ulesh dhe të presësh lajme. Vështirësia qëndron tek fakti se duhet të çohesh dhe të realizosh veprime”.
Pse vetëm pak njerëz arrijnë të ja dalin dhe të spikasin? Pasi ata janë njerëz të veprimeve, jo vetëm të fjalëve. Një njeri që është vetëm i fjalëve dhe jo i veprimeve është i destinuar të dështojë ende pa e nisur misionin e tij. Nuk duhet kurrë të presim që gjërat të na vijnë gati, ne duhet vetë të luftojmë për to.
“Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë”.
Një filozof i njohur ka thënë që : “Shumica e problemeve vijnë nga paaftësia për tu ulur vetëm dhe për të reflektuar.”
Vetmia është substancë që duhet të merret me dozat e duhura. Vetmia për një kohë të gjatë mund të ketë pasoja jo-pozitive për jetën, por në periudha të ndryshme sidomos në vështirësitë më të mëdha të njeriut, vetmia është e domosdoshme për të reflektuar dhe analizuar më mirë cështjën dhe jetën.
“Gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”
Kjo është një shprehje shumë e vyer e Balzakut.
Sic ka thënë dhe Pablo Coelho. “Jeta nuk është destinacioni por udhëtimi”. Gjatë momenteve kur ne jemi duke punuar shumë për tu bërë dikushi në jetë, nuk duhet që thjesht të ngutemi dhe mos të shijojmë atë që kemi në duar. Në fund kjo është jeta, të shijosh cdo moment të sajin, pasi punët dhe problemet nuk mbarojnë kurrë 🙂 //Gazeta Ora