Pas tërmetit që përshkroi vendin tonë është mbyllur sot edhe  Muzeu Historik Kombëtar. Ministria e Kulturës edhe pse nuk ka bërë asnjë njoftim publik paraprakisht për vizitorët, ka kërkuar mbylljen e tij, deri në përfundim të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Tërmeti i datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë, nuk ka kursyer as institucionet e kulturës. Muzeu Historik Kombëtar mbyllet pas një urdhëri të dhënë nga Ministria e Kulturës. Ndonëse, nuk është bërë asgjë publike dhe asnjë njoftim paraprakisht, puna gjatë këtyre 20 ditëve, edhe frekuentimi i këtij institucioni nga artdashësit ka vazhduar normalisht. Madje, edhe gjatë ditës së sotme, fëmijët e një prej shkollave 9-vjeçare në Durrës, kishin ardhur për ta vizituar, për të kaluar traumat e tërmetit. Mësuesit të gjendur të papërgatitur, vazhdonin që të pyesnin, se ku mund që t’i çojnë fëmijët për të kaluar disa orë argëtimi. Derisa, një nga punonjësit e institucionit me dyer të mbyllua i sqaron, se muzeu do të hapet vetëm kur të bëhet riparimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. 

Ndërsa, për  “ReportTV” nga ministria sqarojnë, se deri në akt-ekspertizën e Institutit të Ndërtimit, muzeu do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët edhe për administratën.  Muzeu Historik Kombëtar është inauguruar në vitin 1981. Në pavijonet e tij ekspozohen rreth 5000 objekte, nga mijëvjeçari IV-t para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.