Një burrë me origjinë nga Kina ka kryer një operacion mjaft të vështirë ku iu hoqën mbi 100 gurë nga veshkat. 83-vjeçari kishte probleme me urinimin për rreth 10 vite. Liu shkoi tek mjekët vetëm kohët e fundit pasi kishte dhimbje të mëdha gjatë urinimit. Mjekët u tronditën kur zbuluan se fshikëza e pacientit ishte e mbushur me gurë të madhësive të ndryshme gjatë skanerit. Gurët në fshikëz janë copëza të forta të mineraleve që formohen brenda organit kur nuk është plotësisht i zbrazur nga urina. Sipas mjekëve pacienti i moshuar ka vuajtur nga hiperplazia beninje e prostatës (BPH) për më shumë se një dekadë, gjë që e ka bërë të vështirë për të urinimi i tij. Madje nuk ka marrë kurrë kujdes mjekësor për të trajtuar gjendjen. Mjekët u bënë apel burrave të moshës së mesme dhe të moshuarve që të mos i injorojnë simptomat, të tilla si sikleti ose dhimbja gjatë kalimit të urinës, për të parandaluar formimin e gurëve.
Duhet të lexoni
Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë: