Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka lejuar shitjen e produkteve të skaduara në një supermarket pranë maternitetit. Produkti i skaduar, i fotografuar ditën e sotme, është konkretisht një kos frutash, produkt i parë i konsumit që rrit edhe rrezikshmërinë e përdorimit të tij në kushte skadence.
AKU vazhdon të mos e kryejë si duhet deytrën. Edhe pse në faqen zyrtare të AKU, publikohet shoë me kontrollet që bëhen nëpër markete dhe ushqimore, kjo foto e nxjerr blof këtë proces.
Në foto duken qartë produkete ushqimore që u ka kaluar data e skadencës prej një jave. Ku është ekipi i drejtorit të AKU Tiranë? Kush mban përgjegjësi për rrezikshmërinë që i kanoset qytetarëve? Gazeta Ora pret një reagim nga ky institucion për skandalin që tregohet qartë në foto.