E shtunë, 19 Shtator, 2020

Si të gatuani një kek të shijshëm për krishtlindje

Duhet të lexoni

Krepa të shijshëm për mëngjes, ja receta origjinale

Francezët njihen për kuzhinën e tyre të larmishme, mes të cialve, një ushqim shumë i njohur janë edhe...

Tavë me spinaq, e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme

Gjithçka që ju duhet për një super drekë ose darkë e keni këtu: Përbërësit:

Supë pule me arra

Receta e kësaj supe është pjesë e traditës së nënave shqiptare. E lehtë në shije...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Meqë dimri dhe festat janë një periudhë kur shfletohen albumet fotografike, kështu po bëj edhe unë këto ditë. Veç fotove të gjyshërve dhe prindërve, të sapovëna në kornizë, dalin nga arkiva dhe fotot e ëmbëlsirave. Pas kekut të Krishtlindjeve që botova dje dhe në dilemë se çfarë të sajoj nesër, po botoj kekun tim të dytë festiv, atë të një viti më parë. Tashmë më i bukur dhe të them të drejtën, jo dhe aq më i mirë në shije, ama shumë më i veçantë. Bën bashkë shijen e agrumeve dhe atë të farave të lulëkuqes, ndërkohë që pas gabimeve të vitit të parë me glasenë, vjet shkoi gjithçka perfekt, edhe në dekorim, gjë që më jep guxim të eksperimentoj me diçka më të vështirë për këtë vit… Ndërkohë që mbaj gishtat e kryqëzuar për ëmbëlsirën e Vigjiljes që do bëj nesër, ju mund të provoni këtë kek, që me siguri do t’ju bëjë shumë krenare, kur ta servirni në tryezë.

Receta është marrë nga libri i mikeshës sime Linda Fishta (ju këshilloj ta blini ose ta bëni dhuratë, nëse keni qejf gatimin dhe doni receta të thjeshta, jo nga ato gourmet) dhe për kuriozitet është ndër të vetmet ëmbëlsira që kam gatuar dhe që nuk kanë gjalpë.

Përbërësit

225 gr sheqer; 280 gr miell; 12 gr sodë për ëmbëlsira; një majë thike kripë, 130 ml lëng i freskët portokalli; lëkura e një limoni e gjysmë, e grirë në rende; lëkura e një portokalleje e gjysmë, e grirë në rende; 140 ml vaj luledielli, 3 vezë; 100 gr fara lulëkuqesh.

Për salcën e portokallit

150 ml lëng portokalli i freskët; 150 gr sheqer; 100 ml ujë.

Për zbukurim

Fruta pylli sipas dëshirës.

Përgatitja

Ndezim furrën në 170 gradë celcius.

Në një tas të madh hedhim lëngun e portokallit, vajin, vezët, sheqerin, miellin dhe sodën me sitë, kripën, farat e lulëkuqeve, lëkurën e limonit dhe të portokallit. I përziejmë vetëm pasi t’i kemi hedhur të gjithë përbërësit, me shumë forcë me dorë me rrahësen e vezëve, duke u përpjekur që brumi të marrë sa më shumë ajër, sepse kjo do të na e bëjë kekun akoma edhe më të butë. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe miell dhe e pjekim për dyzetë minuta (bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve). Për salcën me portokall, hedhim të gjithë përbërësit në një tenxhere të vogël dhe e vëmë në flakë të ulët derisa të trashet, sipas dëshirës.

Kur keku të jetë pjekur, e shpojmë në sipërfaqe me kruajtëse dhëmbësh dhe i hedhim sipër salcën e portokallit, pjesë pjesë, në mënyrë që të përthithet nga keku. Lëmë pak mënjanë, në mënyrë që t’ja hedhim sipër, pasi ta kemi përmbysur në pjatë. Pasi të kenë kaluar njëzetë minuta dhe keku e ka thithur gjithë salcën, e përmbysin në pjatën që do ta shërbejmë dhe pasi e shpojmë përsëri me kruajtëse dhëmbësh, e lagim me salcën që na ka mbetur. E dekorojmë me frutat e kuqe, me sheqer pluhur degë rozmarine, gjethe menteje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm