E mërkurë, 20 Janar, 2021

“Balkan’s Gate”, 5 filma për reflektim mbi barazinë gjinore dhe problematikat sociale

Duhet të lexoni

Rijetëzimi i Gjirokastrës, Mirela Kumbaro: Pas debateve e sulmeve, puna flet vetë

Me anë të një postimi në Facebook, ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, njëherësh deputete e qarkut të Gjirokastrës,...

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të...

LE VOLTAIRE/ Intervista e Ismail Qemalit më 1911 në Kostandinopojë, të pathënat e historisë

Nga Aurenc Bebja Francë – 7 Maj 2020 “Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3,...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Pesë filma artistikë dhe dokumentarë do të shfaqen premierë gjatë edicionit të pestë të “Balkan’s Gate”. Reflektimi mbi barazinë gjinore dhe problematikat sociale është në fokus të tre prej këtyre filmave, të cilët shfaqen për herë të parë për publikun e Tiranës. Në edicionin e pestë të “Balkan’s Gate 2019” morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Franca, Koreja e Jugut dhe Turqia. Në kinema “Agimi” sot do të shfaqen filmat të xhiruar gjatë këtij viti në Gjirokastër. Në kinema do të jenë filmat e shkurtër “Qumështi i nënës, gjaku i babait” nga regjisori amerikan Nathaniel Hansen, “Gurë” nga regjisori francez Nils Bouvyer dhe regjisorja koreane Hyejin Kim. Premierave i shtohet dhe filmi “Jeta” nga regjisorja shqiptare Ornela Karaj, “Në kërkim të fëmijërisë” nga regjisorja Ambra Cani dhe “Udhëtim” nga regjisorja turke Oyku Dikmen. Ideatore dhe drejtuese e projektit, Ajola Daja shprehet se ka një rëndësi dhe domethënie të veçantë për organizatorët. “Projekti ka rëndësi për ne, sepse është një luftë e vogël që bëjmë për të luftuar apo përkrahur aspekte të ndryshme të realitetit ku jetojmë. Ne kemi gjetur mënyrën tonë, në atë që dimë të bëjmë për ta bërë këtë luftë të vlefshme”, tregon Daja. Sipas saj, këtë herë në këtë edicion fokus i është luftës kundër dhunës. “Fokusi i veçantë, që i është dhënë gruas dhe luftës kundër dhunës dhe padrejtësisë do të thotë shumë për ne. Dalëngadalë mbase mund të depërtojmë për të krijuar një frymë tjetër, qoftë edhe sikur tek një person i vetëm në çdo vit. Raporti me publikun është pak i vështirë, pasi në shoqërinë tonë dominojnë shumë variante të shpërndarjes së punës dhe cilësisë së tyre. Jemi përpjekur ti afrohemi publikut, duke i thënë në formë shumë të thjeshtë atë që ne mendojmë. Gjithsesi do mundohemi të bëjmë më shumë, ndoshta edhe duke i shfaqur këto filma nëpër ambiente të ndryshme dhe për ti bërë tema diskutimi”, tregon Ajola Daja, ideatore e projektit.

Dëshira për të bërë kinema

Edicioni “Balkan’s Gate 2019” u mbështet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ambasada e SHBA-së në Tiranë, ambasada e Republikës franceze dhe nga Ministria e Kulturës. Drejtuese e “Balkan’s Gate”, regjisorja Ajola Daja tregon se kur kanë mbërritur në edicionin e pestë, shikon që kanë realizuar një projekt të këndshëm. “Ky projekt nisi mes miqsh, nga dëshira për të bërë kinema dhe për të thënë mes kinemasë të vërtetat tona, të gjithë bashkë. Nisi thjesht dhe në mënyrë shumë modeste, pa e menduar kurrësesi ku do të arrijmë. Sot mendoj se kemi arritur diku, kemi sjellë një projekt të këndshëm, i cili nuk tenton të hyjë dhunshëm në shoqëri”, përfundon Ajola Daja në reagimin e saj për këtë projekt, që sot sjell pesë filma në Tiranë. Premierës së filmave do t’i paraprijë një prezantim i shkurtër nga të ftuar dhe regjisorët, të cilët u angazhuan ta vendosin barazinë gjinore dhe rëndësinë e saj në shoqëri në fokus të edicionit të këtij viti. Filmi “Life” nga Ornela Karaj ka të bëjë me reflektimin dhe marrëdhënien e gruas me veten, dëshirat dhe pamundësinë për të arritur aspiratat e saj në një shoqëri gjykuese patriakale. Ndryshimi i madh i realitetit që ajo dëshironte për veten pasqyrohet ne film me një stil specifik. “Qumështi i nënës, gjaku i babait”, një dokumentar nga Nathaniel Hansen bazohet në historinë e personazheve reale, të cilët nxjerrin në pah marrëdhëniet familjare, duke adresuar pabarazinë gjinore. Dy gra, njëra në moshë e tjetra e re do të rrëfejnë pjesëz nga jeta e tyre. “Në kërkim të fëmijërisë” nga Ambra Cani bën fjalë për problemet sociale, të cilat rrjedhin nga pamundësia ekonomike, varfëria e thellë e këtij vendi që i detyron fëmijët të humbasin fëmijërinë. E megjithatë, mes kësaj luftë të brendshme e cila shpeshherë të bën të vrazhdë, personazhi ia del të tejkalojë egon e tij. Po me tema, që sjellin në fokus probleme të shoqërisë janë dhe në filmat e tjerë pjesë e këtij projekti.

 Nga Julia Vrapi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 1998 për shpikjen e...

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt e vajzat tona atje, sa...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm