A e doni sallatën ruse? Epo, ky vit shënon 157 vjetorin e krijimit të recetës shumë të dashur në mbarë botën.

Sallata ruse është tashmë një gatim që nuk mungon në tryezën e vitit të ri dhe është simbol dhe traditë e Rusisë.

Në të gjitha festat kombëtare ruse, kjo recetë është e pranishme, por ka filluar të përhapet vetëm në vitet ’60-’70 të shekullit të kaluar.

Në kontrast me mendimin e përhapur masivisht sallata moderne Ruse (e quajtur “Olivier” në Rusi) ka pak të përbashkët me recetën origjinale të kësaj pjate të shpikur nga kuzhinieri rus me origjinë franceze dhe belge, Lucien Olivier.

Kjo është historia e Sallatës së famshme Ruse:

Kjo sallatë u shpik në vitet 1860 nga Lucien Olivier (1838-1883), një kuzhinier moskovit i cili ishte pronar i restorantit “Hermitation” në Sheshin Trubnaya.

Ndërtesa ku ka qenë restoranti ekziston edhe sot, por tashmë është kthyer në një shtepi bozuese dhe një teatër.

Fillimisht, francezi nuk shpiku një sallatë, por një pjatë të quajtur “Majonezë nga Shpendët”. Për këtë recetë të shijshme, fileto shpendësh të egër ziheshin dhe më pas vendoseshin në një pjatë të shoqëruar me kube pelte të përftuara nga lëngu i tyre.

Kjo pjatë shoqërohej në anësore edhe me gaforre dhe gjuhë viçi të aromatizuara me salcë Provencal (Tradicionale).

Qendra e pjatës ishte zbukuruar me patate të pjekura dhe kastraveca turshi të gjitha të zbukuruara me feta vezësh të ziera. Sipas kuzhinierit, “pjesa” qendrore nuk ishte e destinuar për ushqim, por thjesht për qëllim estetik, si një element dekorimi, shkruan Scan.

Sidoqoftë, shumë shpejt Lucien Olivier pa që kjo vepër gastronomike e dekoruar në mënyrë të ndërlikuar përfundoi shumë shpejt tek shumica e njerëzve e përzierë në një miks shijesh.

 Recetë origjinale e sallatës ruse “Olivier” në kontekstin modern:

fileto shpendësh të egër të ziera,

Sallata e Olivierit Sovjetik

Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 dhe Luftës Civile me Urinë dhe shkatërrimin e mëvonshëm, kuzhina ruse u bë histori antike në Rusinë Sovjetike. Sidoqoftë, një recetë e thjeshtuar e Sallatës së Olivierit u krijua midis emigrantëve të varfër rusë që kishin ikur jashtë vendit pas Revolucionit të vitit 1917. Kjo Sallatë e thjeshtë “emigrante” ruse u kthye në BRSS nga Franca pas Luftës së Dytë Botërore në rrjedhën e zgjerimit të kontakteve diplomatike me Europën.