E martë, 22 Shtator, 2020

Supë pule me arra

Duhet të lexoni

Krepa të shijshëm për mëngjes, ja receta origjinale

Francezët njihen për kuzhinën e tyre të larmishme, mes të cialve, një ushqim shumë i njohur janë edhe...

Tavë me spinaq, e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme

Gjithçka që ju duhet për një super drekë ose darkë e keni këtu: Përbërësit:

Kek që mund ta bëni në kushte shtëpie

Keku me kos është një recetë e thjeshtë, e ëmbël e cila përgatitet pa shumë mundim.
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Receta e kësaj supe është pjesë e traditës së nënave shqiptare.

E lehtë në shije dhe me një aromë të mrekullueshme, që të tërheq menjëherë drejt tryezës është supa e pulës me arra dhe hudhra.

Dikur kjo supë gatuhej në raste të veçanta, sidomos kur vinin mysafirë.

Mishi dhe lëngu i pulës kombinuar me arrat është një mrekulli për shijen, por mbi të gjitha për shëndetin falë vlerave të larta ushqyese që ka.

Kjo supë është ideale për çdo ditë. Jo vetëm që të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen e saj fantastike por ndihmon dhe mbron organizmin.

Ndiqni më poshtë recetën e vjetër të supës me arra dhe hudhra, e cila përgatitet shpejt.

Përgatitja e supës me arra dhe hudhra

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

Një pulë mesatare

3-4 lugë vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

1 filxhan çaji me arra të thërrmuara

2 lugë miell gruri

2 thelpinj hudhër

Lëng limoni i freskët

Kripë

Piper

Përgatitja

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën dhe e ndajmë në copa.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë copat e pulës dhe vajin e ullirit.

I kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë ujë derisa copat e mishit të mbulohen tërësisht.

Pasi pula të ketë zierë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni pak vaj ulliri dhe miellin, kaurdiseni derisa mielli të marrë një ngjyrë të artë.

Në këtë moment largojeni tiganin nga zjarri. Merrni pak lëng nga tenxherja ku ka zierë pula, shtojeni tek mielli dhe kaurdiseni derisa masa të behet e trashë, e njëtrajtshme.

E shtojmë këtë masë tek tenxherja ku kemi pulën me lëngun e saj. E vendosim në zjarr dhe e trazojmë në mënyrë që të mos bëhen kokërriza dhe supa të nisë të trashet.

Në fund shtojmë arrat e thërrmuara, hudhrat e shtypura, kripën, i lëmë të ziejnë për pak minuta dhe supa është gati.

Kur e shërbejmë i shtojmë piper, disa pika lëng limoni të freskët.  Nëse dëshironi, për më shumë shije mund t’i shtoni edhe disa pika gjalpë të shkrirë.

Kjo supë shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, bukë të thekur por edhe byrekë të ndryshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Pjesëmarrje masive! Mesazhi i çdo politikani dhe partie politike…

Nga MARJON GORICA Partitë politike tashmë kanë ndezur motorrët e fushatës, për ta finalizuar më pas atë me përballjen më...

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve të tij. I tillë është...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Më shumë artikuj të ngjajshëm