36 migrantë janë gjetur në një kamion në Maqedoninë e Veriut. Mendohet se ata kanë hyrë në këtë vend ilegalisht nga Greqia.

Shoferi i kamionit u arrestua ndërsa Policia tha të mërkurën se oficerët e kanë ndaluar kamionin pranë qytetit të Strumicës.

Sipas policisë, në kamion shtetas sirianë, afganë, pakistanezë, irakianë dhe të Kamerunit.

Përpara se të dëbohen, ata u dërguan në një qendër për ndalimin e migrantëve në Gjevgjeli për në Greqi, thanë autoritetet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë ditë më parë se, gjatë vitit 2019, autoritetet kanë parandaluar rreth 20,000 tentime apo kalime ilegale të kufirit – shifër kjo më e lartë se në vitin paraprak, kur janë parandaluar rreth 15,000 kalime të tilla ilegale.