Librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut kanë një përmbajtje skandaloze dhe aspak të kontrolluar.

Në librat e sociologjisë të vitit të dytë përcaktohet roli i femrës vetëm si nënë dhe si seks i dobët që duhet të kujdeset për fëmijët dhe të ketë vetëm një partner në jetë. Nga ana tjetër për meshkujt shkruhet që mund të kenë më shumë se një partnere, pasi janë të ndërtuar në mënyrë tjetër dhe këtë gëj ua lejon instikti.

Gjithashtu bëhet ndarja e roleve gjinore, ku thuhet se femrat duhet të mësohen që në moshë të re të luajnë me kukulla e të mos përfshihen në lojëra që janë tipike për djemtë.

Ministria e Arsimit nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë përmbajtje të papërshtatshme, teksa ajo që nëxënësit mësojnë në shkolla  bie ndesh me parimet arsimore dhe emancipuese.

https://www.facebook.com/watch/?ref=saved&v=111114647004704