Aktorët më të spikatur Shqiptarë ndër ta dhe artistja Rozana Radi rikthehen me komedinë më të re me titull “ Një ministër dhe një sekretare e opozitës në hotel”.

Kjo shfaqje artistike mes origjinalitetit dhe krijimtarisë është me regji të Elma Doresit. Komedia vjen në « Teatrin e Ri », nga aktori i mirënjohur Roland Trebicka, ku do të realizohet në zonën e Komunës së Parisit. Me një kastë aktorësh, që në çdo shfaqje kanë emocionuar dhe surprizuar ndjeshmërisht publikun ata janë: Dritan Boriçi, Klod Hoxha, Alban Musa, Lorenc Kaja, Ajlin Petrela, Aldjon Matarangasi, Suela Konjari, Jorida Meta, Elidon Alikaj dhe Rozana Radi. Skenografi është Eldo Disha. Artistët shpalosin një kryvepër ku ndër ta nuk mungon ndjenja dhe magjia emocionale, interpretative. Emocione të bukura janë dhuruar në skenën shqiptare të nga tëgjithë artistët, nën spikatjen e aktores sonë shumë të dashur për publikun e gjerë Rozana Radit.

Përmbajtja është e bazuar në aktalitetin shqiptar dhe shfqet pikërish me një finesë ambicioze ndërmjet humorit dhe seriozietit. Ata na pasqyrojnë kaosin politik i cili vjen në formën më të bukur, përmes një komedie që nxit kureshtje dhe ngjall debat.

Interesante dhe njëkohësisht tërhheqëse e bën fakti se personazhet nuk janë njerëz të thjeshtë. Komdia na rikthen kastën e aktorëve, që sfidojnë personazhet politikë. Shohim se pikërisht një ministër që i gjendur në telashe  kerkon te shpëtojë veten e tij nëpërmjet një sekretareje. Ai lë paralamentin dhe shkon në hotel me sekretaren e opozitës, që e mbështet me qëllim për të marrë informacionet që i duhen. Vepra është farse, por kjo nuk do të thotë se ngjarjet apo karakteret janë irrealë, por përkundër artistët denjësisht kanë arritur ti gërshetojnë bukur të vertetën dhe imagjinatën duke i bazuar në vetë realitetin aktual.

Ajo që jepet me humor, mbi linjën që  ndjek Regjisorja Doresi do te jetë vetë politika, por gjithmonë duke u përmbajtur tek autori. Doresi nuk do ta  shkëpusë nga parlamenti ministrin por do e dërgojë drejt e në hotel, për ti shërbyer qeverisë. “Ndodh dhe të hamë këtu, vetëm e vetëm që ti shërbejmë punë”- është shprehur njëri nga personazhet me humor.

Në parlament ka lëvizje, ka personazhe që hyjnë e dalin, ka tradheti, bashkime, gënjeshtra, imoralitet, kënaqsi, rëmarveshje, pazare, gjithçka që përfshihen në hotel. E njëjta që ndodh në formën surreal, por ju mund ta imagjinoni si të dëshironi. Karakteristika që përcillet nga shfaqja është se shohim një pasazh të formës dhe përmbajtjes kontraadiktore ndërmjet politikës dhe polittikanëve. Shpesh na ndodh të shohim se na hidhen bomba nga udhëheqësit politikë. Lajme apo ngjarje të cilave edhe vetë ata nuk mund t’u gjejnë zgjidhje.

Janë skena 100 % litar të cilat politika i bën nyje me njëra-tjetrën. Doresi shprehet mbi historinë e rrjedhës së ngjarjeve pikërisht kështu: “Ato lidhen e ngaërrohen dhe krijojnë atë që ne themi shpesh, si një lëmsh i cili ska Zot që e zgjidh. Ashtu si ministri në veprën tonë arrin të bëjë një mish-mash me personazhet tona dhe arrin të dalë faqebardhë në fund ». Autorët e mëdhenj, duke nisur që nga Aristofani e duke ardhur tek Rei Kuni, vepër e cila është e viteve 80, na mëson ose na kujton edhe njëherë se politika kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë përherë. E vetmja gjë që ndryshon janë periudhat kohore. Asgjë më shumë! Gjithmonë dhe kudo do të dëgjojmë skandale seksuale në qeveritë udheheëse. Kjo është domethënja tek  “Komedia është farse”,  dhe vepra të tilla janë të krijuara për aktorët dhe sidomos për masat, ndër vite krijuar nga regjisëorë të mëdhenj, që me sarkazëm kritikojnë hijshëm veset e pushtetit