Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë ku një fëmijë I mitur është përdhunuar për një vit rresht në fshatin Likovë. Kështu ka informuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Ka qenë nëna e fëmijës ajo  ajo që e ka denoncuar dje rastin në fjalë.

“Në SPB Shkup, një grua 40-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se nga fillimi i vitit 2019 deri në fillim të vitit 2020, një familjar i tyre nga një fshat në Komunën e Likovës në disa raste ka kryer përdhunim ndaj vajzës së saj minorene. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në komunikatën e MPB-së.