E premte, 18 Shtator, 2020

“Hajdeni merreni se ka koronavirus”/ Banorët në bulevardin “Zogu I” ngrenë në këmbë policinë dhe ambulancën, mjekët e supermaskuar kanë frikë të afrohen (Video)

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Banorët e Bulevardit “Zogu I”, kanë alarmuar policinë dhe ambulancën pasi kanë parë një shtetas kinez që flinte tek shkallët e pallatit të tyre. “Ejani urgjent, ju lutem ejani dhe merreni nga këtu pasi po na rrezikon. Mund të ketë koronavirus,”– mësohet të kenë thënë banorët e këtij pallati apo të bizneseve përreth në momentin që kanë kontaktuar autoritetet përkatëse.

Pasi është marrë njoftimi, shkallët, të cilat shtetasi kinez i përdorte si strehë, pasi ishte endacak, janë rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga mjekë që kanë zbarkuar pranë zonës bashkë me ambulancën.

Në pamjet e mëposhtme shihet mjaft qartë se si mjekët të super maskuar me veshjen mbrojtëse futen në hyrjen e pallatit dhe i afrohen personit për të cilin është bërë telefonata. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shtetasi kinez qëndronte ashtu i shushatur në një cep te hyrjes dhe priste që ta merrnin e ta çonin për të bërë analizat përkatëse. Në pamje të parë ai duket që është rreth moshës 35 vjeç dhe mban një çantë me sendet e tij në shpinë.

 “Është endacak, po këta banorët janë alarmuar sepse mendojnë që ka koronavirus. Kanë dy ditë që telefonojnë polici dhe ambulancë. ‘Hajdeni e mërreni’, thonë. Kalojnë në shkallë që hipin dhe zbresin dhe kanë frikë t’i afrohen,”– u shpreh një burim i zonës.

Më pas, kinezi që alarmoi zonën mësohet se është dërguar për të bërë analizat përkatëse, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka rezultuar pozitiv apo negative për koronavirus, virus i cili ka marrë 1016 jetë njerëzish. Ndërkohë që të prekur mësohet se janë mbi 42 mijë persona.

Ky virus që u përhap fillimisht në Ëhan në Kinë ka sjellë panik edhe në Shqipqëri, ku shtetasit kinezë jo pak herë kanë rënë edhe pre e sulmeve. Kujtojmë rastin në Sarandë, që një i ri kinez u sulmua me fjalë dhe u ofendua nga disa shqiptarë, të cilët e quanin ‘sëmundje’./dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm