Regjisorë dhe producentë të ndryshëm i kanë kushtuar holokaustit filma të shumtë. Shumë prej tyre janë vepra mjaft të arritura, por vetëm disa kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Më poshtë është një listë me filmat më të mirë për holokaustin, tragjedinë që ndryshoi përgjithmonë fatet e njerëzimit.

‘The Pianist’ trajton temën e një muzikanti hebre i cili lufton për të mbijetuar nga shkatërrimi i Varshavës në Luftën e Dytë Botërore.

Në vendin e dytë renditet ‘Holocaust’, saga e një familje hebreje që bënë gjithçka për të shpëtuar nga terrori i Gjermanisë Naziste.

Filmi ‘Kapo’ bënë fjalë për një vajzë e cila i udhëheq të burgosurit në një arratisje nga kampi i koncentrimit. Ky film renditet i treti.

Në vendin e katërt qëndron ‘Sophie’s Choice’. Ky film përqendrohet rreth një shkrimtari i cili pasi kalon kohë me fqinjët e ri, kupton një sekret që do ta ndryshojë atë përgjithmonë.

‘Schindler’s List’, renditet i pesti. Në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oskar Schindler, bëhet heroi i punëtorëve të tij pasi i shpëton nga përndjekjet naziste.