Një incident ka ndodhur gjatë audicioneve të spektaklit të famshëm amerikan “American Idol” në Sunriver, Oregon.  Këngëtarja e njohur Katy Perry papritur  ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Kjo ka ndodhur në momentin kur në skenë ka shpërthyer gaz dhe ajo është ndjerë keq dhe ka humur vetëdijen.

Ambulanca ka mbërritur vetëm pak më vonë dhe e ka çuar këngëtaren në spital. Sipas mediave të huaja tani çdo gjë ka kaluar dhe këngëtarja gëzon shëndet të mirë.