E premte, 22 Janar, 2021

“AB Football” një model i punës evropiane i krijuar nga ish-futbollistët e Prishtinës

Duhet të lexoni

GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga data një mars, kryeqytetit të Kosovës i shtohet edhe një shkollë e futbollit, por jo si gjithë të tjera. “AB Football” e cila pritet të nis punën nga ky vikend ka diçka që e dallon më shumë se shkollat e tjera të futbollit, shkruan Gazetasheshi.com.

Përveçse përbëhet nga ish-futbollistë dhe trajnerë të licencuar nga UEFA, kjo shkollë synon që ti praktikojë metodat më moderne në zhvillimin e seancave stërvitore dhe socializimi i futbollsitëve dhe edukata sportive do të jetë në njërën ndër pikat kryesore.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit, i cili tashmë e disa vite e ushtron zejen e trajnerit, Alban Bellopoja, i shoqëruara nga i ati i tij Abdyl Bellopoja, dikur pjesë e skuadrës legjendare të Prishtinës në vitet e 80-ta do të nisin punën me gjeneratat e reja duke filluar nga 7 vjeçarët e deri te 16 vjeçarët.

Alban Bellopoja, i cili së fundmi ishte pjesë e stafit teknik të FC Ferizajt gjatë kohës sa skuadrën e drejtonte Bekim Isufi ka thënë se shkolla më e re e futbollit do të mësojë futbollistët e rinj sipas metodologjisë së punës si në vijim:

Ora e mësimit (stërvitja) do të ketë:
• Qëllimin e stërvitjes, përmbajtjen, metodën, organizimin e stërvitjes, praktikën dhe demonstrimin ndërsa fundi i stërvitjes do të ketë vlerësimin.
• Elementet bazike teknike me top te lojës së futbollit.
• Metodologjinë e punës nga e thjeshta tek e përbëra.
• Socializimi i fëmijëve dhe edukata sportive.
• Numri i futbollistëve nga 12 deri në 15 në një seancë stërvitore.
• Fair-Play.

“ AB FOOTBALL “ fillon stërvitjet më 01.03.2020 (e dielë).

Alban Bellopoja është emër i njohur në kryeqytet, pasi që tash e disa vite punon me gjeneratat e reja.

Besimi dhe përkushtimi është i dëshmuar te ish-futbollisti i skuadrave kryeqytetase dhe i tillë pritet të jetë edhe në projektin e ri që pret ta fillojë nga data 1 mars në shkollën “AB Football”.

Ai është gjithashtu i pajisur me licencën B të UEFA-s dhe shumë shpejtë pritet të marrë edhe licencën A.

Kujtojmë që Bellopoja kishte bërë një thirrje tejet interesante kolegëve të tij, duke kërkuar nga ta që primare të kenë punën dhe edukimin e tyre dhe jo rezultatet e ndeshjeve.

“Disa trajner te gjeneratave te reja ne futboll nuk po arrijne te kuptojne dhe te dallojne punen me femijet!!!

Ne grupmoshat e reja veqanerishte U9,U11 dhe U13 nuk eshte me rendesi rezultati fitorja ose humbja, eshte pergjegjesi dhe obligim i trajnerit te ua mesoje lojen e futbollit, elementet bazike teknike, lojen kolektive dhe edukaten sportive.

Ne disa vende te Europes deri ne grupmoshen 14 vjeqare nuk llogariten fare fitoret dhe humbjet dhe nuk ka tabela me pike te grumbulluara.

Tash e 3 vite rregullishte jam pjese e garave zyrtare te Federates se futbollit te Kosoves dhe disa turneve dhe po habitem me çasjen dhe egon per fitore te disa trajnereve dhe “pedagogeve” te futbollistave te rinje”, kishte shkruar Bellopoja./Gazeta Sheshi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 1998 për shpikjen e...

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt e vajzat tona atje, sa...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm