E premte, 23 Tetor, 2020

Gjonaj tha që Meta bën show, reagon presidenca: Trego shokët Etilda!

Duhet të lexoni

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Nga Marjon Gorica Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën...

‘Mos sfidoni shtetin!’ Rama ‘presion’ pronarëve të lokaleve: Do merrni goditje marramendëse!

Falë NATO dhe SHBA shteti ynë u pajis sot me 60 respiratorë të rinj. Gjatë pritjes së ketyrë pajisjeve...

Almin Shaqiri, i riu shqiptar në Luginën e Preshevës rikthen traditën: Në sofër me këngën shqipe!

Almin Shaqiri është një i ri shqiptar i cili jeton dhe punon në Preshevë. I angazhuar dhe njohur nga...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuave të Presidentit Ilir Metaduke thënë se po bën një show presidencial  për sa i përket emërimeve në  Gjykatën Kushtetuese, duke i konsideruar si ‘halli që ka për reformën në drejtësi’.

Reagimi I ministres:

 “Sot jam në këtë komunikim me ju, dhe nëpërmjet jush, përpara opinionit publik, për të shtjelluar me përgjegjësinë time të plotë politike, profesionale e qytetare, një temë që është kthyer në thirrje për protestë nga as më shumë dhe as më pak, po vetë Presidenti i Republikës.

Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar që i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij politik mbi “grupin armiqësor dhe kriminal” në Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk e bëj këtë sqarim sot as për t’iu përgjigjur Presidentit, për morinë e akuzave dhe as për tju përgjigjur fjalëve të padenja që ka lëshuar publikisht në drejtimin tim, personalisht apo përmes zëdhënësve të tij. Une u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luften kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk i lehtëson nga pozita e tyre.

Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij të larta kushtetuese, si përfaqësues i unitetit të popullit, në momentin e rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave.

Deformimet e rënda faktike, juridike dhe logjike të këtij shoë politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit janë mbresëlenese për këdo që i di faktet.

Per shembull, kujt dhe per çfarë i drejtohet në thirrjen e tij të dëshpëruar zoti President, mbi zgjedhjen e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij me një procedurë në kundërshtim me Kushtetutën dhe të paligjshme ushtron funksionin si anëtare e GJK?

Dhe pikërisht për një informim korrekt mbi faktet, të kujtdo që dëshiron të dije si qëndron e vërteta e tërë kësaj orvajtje të dëshpëruar kundër Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës, ligjit dhe praktikës që po ndërtohet gjatë këtyre viteve, po vijoj si më poshtë:

Së pari: Presidenti artikulon papushim për të drejtën e tij për të pezulluar numërimin e ditëve të afatit qe i jep ligji kushtetues, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi i një afati prekluziv që as nuk pezullohet dhe as ndryshohet nga institucioni që duhet të veprojë sipas afatit, është një koncept që faktikisht nuk ekziston në asnjë praktikë kushtetuese. Pra juridikisht mund të konsiderohet nonsens dhe logjikisht më së paku një lajthitje ligjore.

Së dyti: parashikimet ligjore dhe kushtetuese për përzgjedhjen e anëtarit të GJK nga Presidenti janë shumë të qartë. Sipas parashikimeve të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi.

Presidenti e ushtron të këtë të drejtë në dy forma, a) ose nëpërmjet dekretit ose b) në mënyrë të heshtur, duke pranuar që kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të konsiderohet i emëruar.

Qëllimi i vendosjes së këtij afati apo mekanizmi zhbllokues ka qënë pikërisht shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarit të gjykatësit kushtetues për shkaqe politike apo teknike. Kjo ishte edhe një nga risitë e reformës në drejtësi e përkrahur edhe nga Komisioni I Venecias.

Por çfarë ndodhi? Afati 30 ditor i Presidentit për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese përfundoi dhe Presidenti nuk e shfrytëzoi kohen 30 ditore. Theksoj se ky është një afat prekluziv, pra i pandryshueshëm dhe i pa-pezullueshëm, për shkak se vetë ligji e ka lidhur kalimin e këtij afati me ardhjen e një pasoje. Pra, me kalimin e këtij afati, bëhet automatik emërimi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i kandidatit që është renditur i pari.

Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para nga KED si institucion I pavarur, konsiderohet e zgjedhur gjyqtare Kushtetuese automatikisht nga ligji (ex lege) me datë 08.11.2019.

Së treti: Presidenti paraqet papushim një rrëfim me natyrë policeske, lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare të zgjedhjes së zonjës Arta Vorpsi. Bërthama e rrëfimit është thjeshtë dita e shtunë. Pra fakti se botimi në Fletoren Zyrtare është bërë të shtunën, i ka mjaftuar zotit President të dal në konkluzionin se jemi përpara një konspiracioni armiqësor, përmes të cilit synohet një grusht shteti”, tha ndër të tjera Gjonaj.

Ndërkohë pas deklaratës së ministres ka reaguar Zëdhënësi i Prsidentit Tedi Blushi që thotë se ka ardhur koha për llogari.

Reagimi i Blushit:

ME QETËSI DHE DREJTËSI, ERDHI KOHA PËR LLOGARI!

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka kallëzuar penalisht ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj, për këto vepra penale:

1.“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Shoqja Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten.

Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar.

Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot, se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj!

Shoqja Etilda, nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme)

Pra shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, po ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji.

Ky vendim i KED-së, edhe pse shoqja Etilda ka dëshirë t`i bëjë reklamë, nuk lejohet të botohet në Fletore Zyrtare.

Shoqes Etilda, bashkë me deklaratën që i dhanë të lexonte, duhet t`i kishin dhënë edhe nenin 232, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që përcakton se ku botohen aktet e KED për renditjen e kandidatëve.

Shoqja Etilda, anashkaloi sqarimin për falsifikimin e dokumenteve shtetërore, kur vet Kuvendi i Shqipërisë, nuk i kishte kërkuar botimin në Fletore Zyrtare.

Dita e shtunë e datës 9 nëntor 2019, kur shoqja Etilda dhe celula mafioze në Ministrinë e Drejtësisë, ka dalë në punë, është një prej elementëve që provon anën subjektive të konsumimit me nxitim dhe dashje të veprave penale, ndikimit të paligjshëm, falsifikimit, dhe shpërdorimit të detyrës.

Sa për hapjen e negociatave me BE-në, duhet ta dish se Kryekushti do të jetë hetimi dhe ndëshkimi i krimit Kushtetutes që keni bërë ju si grup i strukturar kriminal.

Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë Rilindase, për të mos thënë asgjë?!

Etilda, trego shokët!     

 ME QETËSI DHE DREJTËSI, ERDHI KOHA PËR LLOGARI!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Nga Marjon Gorica Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën...

‘Mos sfidoni shtetin!’ Rama ‘presion’ pronarëve të lokaleve: Do merrni goditje marramendëse!

Falë NATO dhe SHBA shteti ynë u pajis sot me 60 respiratorë të rinj. Gjatë pritjes së ketyrë pajisjeve spitalore, kryeministri Edi Rama ka...

Almin Shaqiri, i riu shqiptar në Luginën e Preshevës rikthen traditën: Në sofër me këngën shqipe!

Almin Shaqiri është një i ri shqiptar i cili jeton dhe punon në Preshevë. I angazhuar dhe njohur nga i gjithë komuniteti për aktivizimin...

Nga Roland Qafoku posaçërisht për ‘Fjala’: Ismail Kadare apo Dritëro Agolli?

Nga Roland Qafoku – Rubrika “Vera e re në fuçinë e vjetër” Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkrimtar të...

Roland Qafoku posaçërisht për “Fjala”/⁷Një analizë për fjalimin me 10569 fjalë të Edi Ramës në Asamblenë e PS-së

Nga Roland Qafoku Me 10 mijë e 569 fjalë të përdorura në 1 orë e 51 minuta e 39 sekonda, Edi Rama arriti të premten...

Më shumë artikuj të ngjajshëm