Pas largimit nga Mbretëria Princ Harry dhe Meghan Markle u zhvendosën në Kanada në ishullin Vancouver Dyshja e njohur që tashmë kanë nisur jetesën e thjeshtë janë zhvendosur në një vilë, të cilën e kanë blerë për vlerën e 18 milionë dollarëve. Ndoshta kësaj vlere marramendëse I atribuohet fakti që vila është e rrethuar nga një tokë që shumë shpejt do të mbillet nga kanabisi.
Sipas Daily Mail tokat rreth vilës së tyre ka një fermë shpendësh që është blerë nga një fermer kanabisi. Ky fermer do ta kthejë të gjithë tokë në plantacione kanabisi.
Kujtojmë që pak kohë më parë Harry dhe Meghan u shkëputën nga familja mbretërore duke hequr dorë nga titujt dhe detyrat e tyre. Që pas largimit përplasjet me anëtraët e tjerë të familjes kanë qenë të shumta.