Kanë dalë rezultatet e analizave për 15-vjeçarin afgan Hamit Muhameti,I cili dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi dhe një ditë më pare u izolua në Spitalin e Sarandës
Mësohet se 15-vjeçari afgan nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Në Shqipëri janë testuar 17 raste të dyshuara me koronavirus, por të gjitha kanë dalë negative.