Depilmi është një tmerr i vërtetë dhe të gjitha vajzat e dinë këtë. Por mjaft më. Zgjidhni një nga këto mënyra për të shpëtuar nga qimet e padëshiruara që dalin kudo nëpër trup

Me brisk

Shumica prej nesh ndoshta janë të njohura me këtë opsion, por heqja e qimeve jo nga rrënja, por në niveli ne lëkurës nuk është ndonjë metodë fort efikase. Madje, ju rrezikoni të prisni veten pa dashje. Ama duhet ta pranojmë! Nga shpejtësia shumë vajza e praktikojnë. Sa zgjat? Për shkak se qimet hiqen vetëm në nivelin e lëkurës, zakonisht dalja sërish e tyre fillon pas një deri në tre ditë.

Krem depilues

Kremet depiluese punojnë duke i përhapur edhe më shumë qimet në lëkurë. Kur bëhet fjalë për qime të ashpra, ato nuk janë shumtë efektive. Sa zgjat? Për shkak se qimet hiqen pak nën nivelin e lëkurës, zakonisht ato fillojnë të rriten pas një deri në tre ditë.

Dylli             

Ky është një nga opsionet më të dhimbshme sepse përfshin heqjen e qimeve nga rrënja, gjithashtu zgjat më shumë. Kjo metodë punon duke aplikuar dyllin në lëkurë, pastaj ai tërhiqet fort nga lëkura dhe kështu ju i keni hequr me rrënjë qimet tuaja. Procedura është relativisht e shpejtë, kështu që edhe sipërfaqet më të mëdha si këmbët mund të bëhen në një kohë të shkurtër. Megjithatë, për shkak se dylli ka nevojë për gjatësi, ndaj qimet duhet të jenë pak të gjata para depilimit. Sa zgjat? Pas depilimit, zakonisht zgjat rreth tre deri në gjashtë javë që qimet të rriten përsëri.

Sheqeri

Sa i dhimbshëm është? Ashtu si dylli, qimet që hiqen me sheqer kanë pak dhimbje. Por, ku ngjitja bëhet mirë me lëkurën dhe qimet tërhiqen në kohë, dhimbja vjen më e reduktuar. Sheqeri digjet, lihet pak të ftohet, më pas formohet një masë homogjene e lëngshme dhe atë e përhapim më pas në lëkurë dhe e tërheqim. Sa zgjat? Ashtu si depilimi, zakonisht merr tre deri në gjashtë javë për t’u kthyer qimet.