Federata Angleze e Futbollit, ka marrë masa për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit. Nisur nga kjo fundjavë, nuk do të bëhet më shtrëngimi i duarve mes lojtarëve me njëri-tjetrin dhe arbitrat, ritual ky i zakonshëm para çdo ndeshjeje futbolli. Ky vendim që u mor më herët nga Federata Skoceze e Futbollit, pritet të zbatohet edhe në Angli.

Kjo masë do të aplikohet deri në një vendim të dytë.