Mjekët janë heronjtë e ditëve të fundit në Shqipëri, teksa në vend po përhapet epidemia e koronavirusit. Së fundmi, ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka ndarë me qytetarët shqiptarë një lajm të mirë. Ajo bën me dije se mjekët dhe infermierët, farmacistët dhe ekspetë të kësaj fushe, kanë treguar interes të madh për tju bashkuar skuadrës së ‘frontit të luftës’ kundër COVID-19, ka qenë shumë i madh.

Manastrliu tha në një video-live në Facebook se: “2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.

Ndaj, kam angazhuar dhe kam caktuar Krenar Lilën, mjek reanimator, si kordinator përgjegjës për orgnaizimin e punës në Reamniancion, në të gjitha strukturat spitalore.

Arben Gjatë, konrdinator përgjegjës për biurimet njerëzore në shkallë vendi.

Dhe me një lutje të madhe për qytetarët që shkojnë në dyert e spitaleve dhe qendrave shëndetësore:
Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore! Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit.”.

?MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Ministrja Ogerta Manastirliu me NJË LAJM TË BUKUR: 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.Dhe me NJË LUTJE TË MADHE PËR QYTETARËT QË SHKOJNË NË DYERT E SPITALEVE DHE QENDRAVE SHËNDETËSORE: Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore! Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit. ? MOS LËVIZNI NË RRUGË AS ME KËMBË NËSE NUK E KENI TË DOMOSDOSHME! JU LUTEMI?

Publiée par Edi Rama sur Lundi 16 mars 2020