Në kohën e pandemisë që ka mbërthyer vendin tonë dhe një pjesë të mirë të botës, lajme të mira vijnë nga Maqedonia.

Pacientja e parë e infektuar me koronavirus në shtetin fqinj, ka lënë sot spitalin, për trajtim shtëpiak. Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni.

Nga mediat fqinje raportohet se tre pacientët e tjerë janë në gjendje të stabilizuar.Vetëm një person është në intubim.

Edhe 5 pacientë të tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Priten ende rezultatet për tre persona të tjerë nga Dibra.