Zgjedhjet lokale të datës 12 prill në Maqedoninë e Veriut janë anuluar. Vendimi erdhi pas një takimi që zhvilluan sot kryetarët e partive politike me presidentin Stevo Pendarovski.

Përfaqësuesit partiakë thanë se jeta e shëndeti i qytetarëve është në plan të parë. Kjo bëhet për shkak të përhapjes së koronavirusit në fqinjin tonë lindor.

I pranishëm në takim ishte kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kreu i VMRO DPMMNE Hristijan Mickovski, kryetari i ASH Zijadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. BDI-në e përfaqësonte Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ndërsa PDSH-në Organ Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti.

Nuk ka munguar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.