Një ndër vendet e pakta pa raste zyrtare me të infektuar nga KoronaVirus, është Mali i Zi.
Sonte përmes Twitter, Qeveria e Malit të Zi njoftoj se i konfirmon dy rastet e para.
“Javët e fundit, ne kemi ndërmarrë një numër masash dhe aktivitetesh për të parandaluar futjen e koronavirusit në Mal të Zi, dhe deri më tani kemi rezistuar me sukses, gati tre muaj pas rastit të parë të regjistruar në Evropë”m tha nga Qeveria e Malit të Zi.
Në Deklaratë mëtutje thuhet: “Siç shohim për fat të keq, nga ky moment fillon një fazë e re përballja e kësaj sfide shëndetësore dhe sociale. Sidoqoftë, nuk ka vend për panik apo shqetësim të paarsyeshëm dhe të pakontrollueshëm!”
Daklarata vazhdon përmes Twitter: “Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi konfirmuan sot rastet e para të infeksionit me një koronavirus të ri në Mal të Zi. Pacientët janë femra – lindur në 1948 dhe 1973, dhe të dy kanë jetuar në zona të prekura nga epidemia gjatë periudhës së kaluar.”/GazetaOra.com
Laboratorije Instituta za javno zdravlje Crne Gore danas su potvrdile prve slučajeve infekcije novim koronavirusom u Crnoj Gori.
Pacijenti su ženskog pola – rođeni 1948. i 1973. godine, i oba su tokom prethodnog perioda boravila u područjima pogođenim epidemijom. pic.twitter.com/66tcH7t1Sy— Vlada Crne Gore (@VladaCG) March 17, 2020