Është rritur numri i rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë deri sot në orën 12.00, numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në Maqedoninë Veriore ka shkuar në 35.

Ditën e sotme, 4 persona kanë rezultuar pozitiv. Gjendja e të gjithë pacientëve paraqitet e stabilizuar. Ndër të tjera Ministria njofton se gjatë mbrëmjes në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli. Të gjithë pasagjerët janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të dërgohen në shtëpi për vetëizolim shtëpiak.

Në Demir-Kapijë pritet që autoritetet të zhvillojnë vetë-izolim në grup.