E martë, 26 Tetor, 2021

Vendimi/Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës do të transferohet te Spitali i Traumës

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës dhe kirurgjitë e patologjive malinje në QSUT do të transferohet në Spitalin Universitar të Traumës, nga dita e premte. Lajmin e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirilu në një dalje para mediave.

Ministrja theksoi se ky është fillimi i një lufte, dhe i bërë ftesë qytetarëve që të jenë vigjilentë. Mes të tjerash ajo tha se 27 testet e kryera në spitalin e Fierit, që iu nënshtruan mjekët dhe infermierët, rezultuan negativ.

“Në zbatim të plani të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task Forca, sot ne kemi vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars”, bëri të ditur Manastirliu. Duke falenderuar mjekët dhe infermierët që me profesionalizëm dhe përgjegjësi po trajtojnë pacientët sipas protokolleve të mbrojtjes personale, Manastirliu tha se kemi kapacitetet për të pajisur ekipet mjekësore me mjete të mbrojtes personale.

“Lajmi i mirë është se 27 mjekë dhe infermierë të spitalit të Fierit kanë rezultuar negativë për COVID-19 dhe këtu kam një falenderim të veçantë për çdo mjek dhe infermier që me përgjegjësi e profesionalizëm po ndjek rregullat e mbrojtjes personale. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të siguruar stokun e nevojshëm të materialeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe brenda javës presim dërgesën e rradhës, ndërkohë që theksoj se personeli është është i pajisur me mjetet mbrojtëse personale në shërbimin shëndetësor. Paralelisht po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit. Ndërkohë, është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT”, tha ministrja.

“Për të moshuarit mbi 65 vjeç, që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve në banesë”, bëri të ditur Manastirliu. Në fund të komunikimit të saj me publikun, Manastirliu ka bërë thirrje për qytetarët që të zbatojnë rregullat e përcaktuara duke theksuar se distancimi social është strategjia më e mirë për të fituar këtë luftë. “Distancimi social dhe izolimi që po përjetojmë në këto ditë ka rezultuar strategjia më e mirë në vende ku është zbatuar, për të lehtësuar punën që po bëjnë stafet tona në sistemin shëndetësor. Ne e kemi ndërmarrë në kohë këtë masë që edhe vende të tjera janë duke e bërë. Jemi duke u përpjekur maksimalisht që me kapacitetet që kemi të bëjmë më të mirën”, bëri thirrje Manastirliu.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm