Legjenda braziliane Ronaldinho mbush 40-vjeç. Dhe ky përvjetor nuk ka qenë aspak i zakontë pasi ish-futbollisti po e feston në qelitë e burgut Asunsionit, kryeqytetit të Paraguajit, vend ku ai hyri nga Brazilini me një pasaportë false.

Ronadinjo, ashtu si edhe vëllai i tij, Roberto de Asis, nuk ishin pasaportë pasi gjykata braziliane ua kishte hequr të drejtën e posedimit të saj deri në përfundim të hetimeve ku vëllezërit ishin përfshirë për shfrytëzimin e një territori të palejuar në vendlindje.

Por edhe në burg 40-vjetori nuk ka qenë edhe aq keq, pasi ai e fitoi ndeshjen me shokët e ekipit të ri 11-2 dhe shënoi plot 5 gola. Ronaldinho mbetet I njëjti edhe në burg, apo jo?!