E premte, 14 Gusht, 2020

KULTURË/ Brenda muzeut të Luvrit, në Paris (VIDEO)

Duhet të lexoni

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Xhirojnë miliona euro produket ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Muzeu i Luvrit ndodhet në Paris, Francë. Ai është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të botës dhe renditet gjithashtu i dyti për nga numri i vizitorëve. Koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës njerëzore.

Më poshtë po ju bashkëngjisim dy video mahnitëse, që do tju bëjnë të ndiheni sikur jeni brenda këtij muzeu.

Historia e tij

Pallati i Luvrit u fillua nga Mbreti Francis I në vitin 1546 në anë të një fortese të shekullit të 12-të e ndërtuar nga Mbreti Filip II. Francis ishte një koleksionist i madh arti, dhe Luvri do të shërbente si rezidenca e tij mbretërore. Vepra, e cila u mbikqyr nga arkitekti Pierre Lescot, vazhdoi pas vdekjes së Francis dhe gjatë mbretërimit të Mbretit Henry II dhe Charles IX. Pothuaj të gjithë pasuesit e monarkisë franceze zgjeruan Luvrin dhe më shumë vepra u shtuan nga Louis XIII dhe Louis XIV në shekullin e 17-të. Të dy këta mbretër gjithashtu shtuan koleksionin e kurorave mbretërore dhe Louis XIV siguroi koleksionin e artit të Charles I të Anglisë pas ekzekutimit të tij në Luftën Civile të Anglisë. Në vitin 1682, Louis XIV e transferoi pallatin e tij mbretëror në Versajë, dhe Luvri nuk ishte më rezidenca kryesore mbretërore. Në frymën e Iluminizmit francez, shumë francezë filluan të kërkonin për ekspozimin publik të koleksionit mbretëror. Denis Didero, shkrimtari dhe filozofi francez, ishte ndër të parët që propozoi një muze arti kombëtar për publikun. Megjithëse, Mbreti Louis XV përkohësisht ekspozoi pjesë të zgjedhura të pikturave në Pallatin e Luksemburgut, në vitin 1750, ishte Revolucioni Francez, i vitit 1789, që solli progres të vërtetë me krijimin e një muzeu të përhershëm. Më 8 nëntor 1793, qeveria revolucionare hapi Musée Central des Arts në Galerinë e Madhe të Luvrit.

Koleksioni i Luvrit u pasurua shpejt. Ushtritë franceze morën vepra arti dhe arkeologjike nga territoret dhe vendet e pushtuara, gjatë luftrave Revolucionare dhe të Napoleonit. Pas humbjes së Napoleonit, në vitin 1815, shumë nga këto vepra arti të grabitura u rikthyen. Por koleksioni i antikiteteve egjiptiane të Luvrit dhe departamente të tjera i detyrohen pushtimeve të Napoleonit. Dy krahët e rinj të godinës u shtuan në shekullin e 19-të dhe godina e Luvrit u përfundua në vitin 1857, gjatë sundimit të Napoleonit III.

Në vitet ’80 dhe ’90, Luvri i Madh, siç njihet zyrtarisht muzeu, pësoi një rimodelim të rëndësishëm. U shtuan pajisjet moderne të muzeut dhe u hapën mijëra metra katrorë hapësira të reja ekspozimi. Arkitekti kinezo-amerikan I.M Pei ndërtoi një piramidë prej çeliku dhe xhami në qendër të oborrit të Napoleonit. Në vitin 1993, në 200 vjetorin e muzeut, një krah i rindërtuar më parë, i okupuar nga Ministria e Financës franceze, u hap për publikun. Ishte hera e parë që i gjithë Luvri u përkushtua për qëllime muzeale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Humb jetën kolonel Shena, zv.ministri Koçi: Do mbetesh ushtarak i shkëlqyer,nuk mundëm ta shpëtonim nga kthetrat e leuçemisë akute

Marjon Gorica Është ndarë nga jeta ditën e sotme, kolonel Shena, një ushtarak i mirënjohur me një kontribut të çmuar,...

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet e virgjër të Durrësit. Pa...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i deputetëve që nxjerr, 35 të...

Del para Gjykatës 44 vjeçari që therri nënën e tij: Nuk pendohem, më bëri magji!

Është vendosur nga Gjykata masa e arrestit ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili theri nënën e tij 70-vjeçare. Katër ditë pas ngjarjes makabër, 44-vjeçari ëshë...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506 teste, dhe u konfuirmuan 125...

Më shumë artikuj të ngjajshëm