Koronavirusi ka prekur edhe drejtorin e Urgjencës në QSUT, Skënder Brataj. Lajmin e ka konfirmuar ministrja Manastirliu në një postim në Facebook.

Pas analizës së ditës së sotme Brataj është konfirmuar pozitiv, ndërsa ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij, në gjendje të stabilizuar.

Postimi i plote:

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!
#BashkëDeriNëFund