(200227) -- BEIJING, Feb. 27, 2020 (Xinhua) -- A recovered patient (R) waves to medical staff of the temporary hospital, which applies traditional Chinese medicine (TCM) treatment to patients, in Wuhan, central China's Hubei Province, Feb. 26, 2020. TCM has been widely applied in treating infected patients as it has been proved effective in improving the cure rate. And the first batch of 23 recovered patients from this temporary hospital were discharged on Wednesday. (Xinhua/Shen Bohan)

Kina u përball me vështirësi të mëdha nga koronavirusi, por ia doli ta menaxhonte situatën me sukses. Gati dy muaj pas shpërthimit të virusit Provinca Hubei e Kinës po planifikon të heqë gati të gjitha kufizimet e bllokimit në krahinë më 8 prill, njoftuan autoritetet.

Edhe për Wuhanin masat do të jenë të ngjashme.

Wuhan është qyteti ku u raportuan për herë të parë raste me koronavirus në dhjetor të vitit të kaluar.

Deri në fund të ditës së hënë, Hubei kishte raportuar 67,801 raste të koronavirusit dhe 3,160 viktima.

Gjithsesi provinca ka raportuar vetëm një rast të ri në 6 ditët e fundit.

Rreth 82,000 njerëz në territorin e Kinës janë infektuar, 3,277 prej të cilëve kanë vdekur. Ndërkohë, më shumë se 73,000 janë shëruarr dhe janë larguar nga spitali.